LAJMI I FUNDIT:

Riparohet dhe rikthehet në operim ekskavatori i KEK-ut

Riparohet dhe rikthehet në operim ekskavatori i KEK-ut

Punëtorët dhe stafi menaxhues i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), kanë arritur me sukses të riparojnë dhe rikthejnë në operim ekskavatorin E- 10B.

Sipas njoftimit, me 12.06.2024, si pasojë e dëmtimit të mekanizmit të pajisjeve për ulje dhe ngritje të krahut 1, operatorët e ekskavatorit E- 10B janë obliguar ta ndalnin me qëllim të evitimit të ndonjë dëmtimi të përmasave më të mëdha.

“Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të punonjësve dhe menaxhmentit të DPQ-së, janë identifikuar defektet e paraqitura dhe menjëherë kanë filluar me riparimin e të njëjtave, madje duke përdorur teknika dhe teknologji të pa përdorura më parë, me ç ‘rast edhe është arritur që në kohë optimale të mënjanohen defektet dhe të aftësohet ekskavatori i cili tashmë është në operim dhe në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.


Lidhur me këtë, Bekir Gerguri – Kryeshefi Ekzekutivë i KEK sh.a, ka falënderuar të gjithë stafin e DPQ-së, për përkushtimin dhe vullnetin e tyre për arritjen e rikthimit në operim të ekskavatorit E- 10B me sukses, duke inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe në të ardhmen me inovacione të tilla të përdorura si në këtë rast, e të cilat ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e operimeve ditore dhe  sukseset e korporatës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kosmonte Foods
Kalo në kategori