LAJMI I FUNDIT:
Peja 9° heavyrain

Rreth 300 shujta ditore ofrohen në qytetin e Pejës për familjet në nevojë

Rreth 300 shujta ditore ofrohen në qytetin e Pejës për familjet në nevojë
Shoqata Humanitare “Bereqeti” në Pejë/Foto: Fortesa Shala

Afrim Sejdijaj, një 33-vjeçar nga Vitomerica, i cili jeton vetëm dhe në kushte të vështira, tash e tre vite vjen çdo ditë në shoqatën humanitare “Bereqeti” për të ngrënë një vakt të ngrohtë që ofron kjo shoqatë për personat nevojtarë.

Sejdijaj thotë për Telegrafin se sa herë që shkon tek kjo shoqatë, kuzhinieret e mirëpresin shumë mirë, duke i ofruar gjëra të mira për të ngrënë.

“Vij çdo ditë te kjo motra, na jep për të ngrënë të gjitha të mirat e Allahut dhe na pret shumë mirë. Unë gjithashtu marr edhe një ndihmë sociale prej 70 eurosh pasi që jetoj vetëm”, theksoi Sejdijaj.


Koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” në Pejë, Ermir Gega, shpjegoi se në fillim numri i personave që shkonin për tu ushqyer ishte më i vogël krahasuar me ditët e sotme.

“Përzgjedhja e personave bëhet nga një komision që kemi këtu në shoqatë, i cili përbëhet nga 3 anëtarë. Ne i vizitojmë disa prej tyre dhe disa i njohim në bazë të librezave të socialit. Faktikisht i njohim njerëzit pasi që 8-9 vite operojnë këtu në qytet dhe nëpër fshatra”, shtoi Gega.

Sa i përket mbulimit të shpenzimeve, Gega tha se ato mbulohen falë kontributit të qytetarëve nga diaspora, të cilët vazhdimisht e përkrahin këtë shoqatë.

“Jemi falënderues ndaj këtyre njerëzve që shprehin gatishmërinë që me vullnetin më të mirë t’i ndihmojnë njerëzit e varfër. Ne jemi vetëm ura lidhëse që ndërmjet tyre i dërgojmë tek të varfrit,” tha ai.

Ndërkaq, Sanije Goqaj kuzhiniere në këtë Shoqatë prej disa vitesh, tregon rreth ushqimeve që ajo përgatitë për njerëzit që vijnë të ushqehen.

“Këtu ushqehen disa persona në ditë. Gjatë ditës ju japim një shujtë, gjithashtu marrin edhe për familje. Ka familje që janë 20 anëtarë, por 7 ose 8 vijnë dhe marrin pastaj me vete për t’i dërguar në shtëpi. Ne e kemi programin e caktuar për ushqim: të hënën përgatisim makarona, të martën mish e lakra, të mërkurën kemi xhyveq, të enjten pasul e kështu me radhë”, njofton ajo për menynë.

Shoqata humanitare “Bereqeti” në Pejë, që nga viti 2016 ofron rreth 300 shujta ditore për personat në nevojë, gjashtë ditë në javë. Kjo shoqatë, përveç shërbimit të shujtës, ofron edhe pako ushqimore çdo muaj duke përzgjedhur nga 40 familje, gjithashtu ofron dru për ngrohje, veshmbathje, si dhe këtë vit kanë filluar të ofrojnë edhe barna në bazë të rekomandimit të mjekut. /Fortesa Shala/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Kalo në kategori