LAJMI I FUNDIT:

Bie dukshëm interesimi për UP-në, prorektorja Llullaku tregon se çfarë benefitesh kanë studentët në universitetin publik

Bie dukshëm interesimi për UP-në, prorektorja Llullaku tregon se çfarë benefitesh kanë studentët në universitetin publik

Në vitet e fundit Universiteti i Prishtinës ka pësuar rënie të interesimit të studentëve për të i’u bashkangjitur studimeve themelore akademike.

Vetëm dhjetë vite më parë ishin rreth 40 mijë maturantë të interesuar për tu bërë pjesë e UP-së, ndërsa këtë vit, numri ka rënë dukshëm në afër 18 mijë, shkruan Telegrafi.

Prorektorja Njomza Llullaku në një deklaratë për Telegrafin, tha se reformat që po bëhen në Universitetin e Prishtinës do të kthejnë besimin e studentëve duke e mundësuar aktivizimin dhe qëndrimin e tyre në UP.


“Ne kemi bërë shumë gjëra të mira dhe vazhdimisht i shohim statistikat dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë. I shohim trendët botërore dhe regjionale, por edhe raportet me universitetet private këtu. Universiteti i Prishtinës ka gjëra të jashtëzakonshme. Ne vazhdimisht po i përditësojmë kurrikulat dhe po kalojmë nëpër proces të akreditimit dhe ri-akreditimit. Ne vazhdimisht ju ofrojmë mundësi studentëve për tu aktivizuar dhe qëndruar në universitet”, thotë ajo.

Sipas saj, UP përveç studimeve pa pagesë, ka krijuar një mundësi praktike me një pagesë modeste dhe orar fleksibil e cila zhvillohet brenda kuadrove të universitetit.

“Në anën tjetër kemi bërë dy lloje të programeve që quhen praktika me pagesë. E para është praktika me pagesë kur të jetë pjesë e studimeve dhe aplikon në një program ku i ndihmon universitetit, kryesisht në administratë. Pra, edhe je student, shkon në ligjërata edhe paguhesh, që është një pagesë rreth 200 euro për muaj dhe orari është shumë fleksibil”, tha ajo.

Prorektorja Njomza Llullaku

Krahas punës në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, të gjithë studentët e interesuar mund të kyçen edhe në punë të jashtme, pasi që sipas prorektores mbi 300 organizata dhe institucione po kërkojnë studentë për të punësuar.

“E dyta, e kemi bërë lidhjen me tregun e punës. Për shembull, kemi një rritje shumë të madhe të praktikave me pagesë të studentëve. Momentalisht i kemi mbi 300 organizata dhe institucione ku po kërkojnë studentë për të punësuar, për të bërë praktikë me pagesë. Çka kemi bërë, është në shtator, hapet moduli, që i kemi lidhë krejt këto praktika, edhe secili fakultet e sheh ku mundët studenti vetë me shkua, por e kemi po edhe një lidhje ku studentet me pas qasshmërinë”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo shtoi se tanimë aplikimi për punë praktike në UP është më lehtë se kurrë pasi që tani vetëm me një klikim aplikimi bëhet automatikisht.

“Ka ndodhë me pas oferta, por ka mujtë me t’ikë, ndërsa tash e kemi lidhë me SEMS, kur e qelë SEMS-in të vjen njoftimi i departamentit tënd, është e personalizume. Për shembull thotë ka thirrje për studentët e gazetarisë edhe të del edhe i shtypë një buton edhe automatikisht ta bënë aplikimin. Pra e kemi lehtësua shumë, që mos me pritu, mos me thënë s’pata kohë e shumë dokumente”, shprehet ajo.

Prorektorja për Telegrafin thotë se këto praktika po i bëjnë me qëllim që studentët të mos ikin nga studimet, po në këtë mënyrë të lidhen me fakultetin.

“Kemi programe të llojllojshme… ku punësohen studentët gjatë studimeve dhe ne po mundohemi që me këto praktika me i ndalë në studime mos me i lënë me ikë. Se kur po punësohen po i lënë studimet anash, ndërsa për ne është e rëndësishme me i përfundua studimet, sepse kjo diplomë shumë e vlefshme. Universiteti i Prishtinës është i jashtëzakonisht shumë i madh dhe na duhet ndihmë gjithandej për me bë promovimin”, thotë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori