Profesori i njohur i demografisë, Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve.
Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011.
“Plakja e popullsisë nuk është fenomen i ri. Ne këtë e dimë. Shqipëria ka shpejtësinë e plakjes më të madhe në Europë. Dhe plakja vjen si rezultat i emigracionit dhe i rënies së fuqisë punëtore”, vë në dukje profesor Gjonçaj.
Profesori i demografisë në “London School of Economics” Arjan Gjonçaj, shpjegon për RTSH në emisionin “Ekspres” se popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë.
Nga të dhënat e Censit, të bëra publike pak ditë më parë nga Instituti i Statistikave, dëshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë, por sipas ekspertit kjo ka qenë brenda pritshmërisë së tyre duke krahasuar shifrat e censit të bërë në 2001 dhe 2011.
Popullsia e Shqipërisë vazhdon të bjerë, shprehet ai , madje dhe me një ritëm më të lartë se më parë, për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë së ulët.
“Sipas Censit, emigracioni ka ruajtur thuajse të njëjtën tendencë si dhe në periudhën 2001-2011, me një mesatare prej 50 mijë personash në vit të larguar, ose 600 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në 12 vitet e fundit. Por, po të njëjtat të dhëna, tregojnë se, deri në 2023, afro 108 mijë të tjerë janë rikthyer, ku thuajse 26 mijë, vetëm vitin e kaluar”
Sipas Profesor Gjonçajt “me rritjen e mirë të ekonomisë shqiptare, mund të kemi dhe një kthim të trendit pozitiv, madje disa nga ne mendojnë se mund të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme”
Si demograf isha brenda pritshmërisë sepse ne shpesh herë bëjmë projeksione sikurse bënë dhe INSTAT dhe institucione të tjera që merren me këto të dhënash.
“Në qoftë se projeksioni i INSTAT ishte tek 2.7 milion dhe projeksioni im ishte ndërmjet 2.4 dhe 2.45. Sepse INSTAT ka bërë projeksione në 2011 me regjistrimin e kaluar ndërsa në i adaptojmë vit pas viti në bazë të të dhënave që ne marrim nga vendet e ndryshme”.
Ne i referohemi shumë të dhënave nga këto vende vazhdoi ai, për numrin e azilantëve apo dhe numrin e njerëzve që kalojnë kufirin apo dhe në 2021 regjistrimi i popullsisë në ato vende që presin më shumë shqiptar. Për mua 2.4 milion ishte brenda pritshmërisë.
Emigracioni mbetet dhe plaga më e madhe, thotë ai.
“Shoqëria funksionon mbi bazën e planifikimit dhe mbi bazën e tregueseve të ndryshëm demografike, apo dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto llogaritet në bazë të kësaj shifre. Kjo shifër është baza e zhvillimit shoqëror”
Duhet të dish sa është numri i popullsisë në një vend, shtoi ai, që të bësh planifikimin shoqëror.
“Të planifikosh për shoqërinë, të planifikosh edukimi, të planifikosh shëndetësinë, të planifikosh në nivel lokal se sa shkolla do duhet të ndërtosh, të planifikosh fuqinë punëtore për zhvillimin ekonomik apo dhe për moshën e tretë , për pensionet.
Përgjithësisht demografët në botë janë befasuar nga ndryshimet në Shqipëri. Sepse nëqoftë se unë them se me regjistrimin e parë në 2001 ne prishnim një lloj largimi shumë të madh dhe në 2011 nuk e prisnim që të ishte kaq i madh numri i të larguarëve, pra të ishte tek gjysëm milionëshi, atë që ne e quajmë migracioni neto. “
Ndërsa kësaj radhe u shpreh eksperti, nëse nuk e prisnim në 2011 këtë herë e prinim sepse të gjitha shifrat ishin se do të vazhdonte emigracioni me të njëjtin ritëm.
Kur themi migracion u shpreh ai, është largimi vajte –ardhje sepse është shumë e vështirë të kapësh vektorin e njërit drejtim.
“Teknika ka por duhen shumë baza të dhënash për të bërë vetëm një krah të lëvizjes së popullsisë. Shtohen lindjet, heqim pjesën e popullsisë që ka nderuar jetë , plus-minus migracionin neto.”
Problematike shfaqet shtesa natyrore e popullsisë, me një rënie progresive të lindjeve. Të dhënat paraprake për vitin 2023 flasin për 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje. Krahasuar me vitin 2011 lindjet janë tkurrur me gati 30 përqind, dhe mbi 50 përqind krahasuar me vitin 2001.
Ky migracion neto, vazhdon eksperti ka vazhduar pak a shumë me të njëjtin ritëm si më parë.
Në qoftë se nga 2001 deri në 2011 ne kishim rreth 45 mijë shqiptar që linin vazhdimisht vendin, në 2011 dhe 2023 në vlerat absolute kemi pak a shumë shifra të njëjta por për shkak të kohës më të gjatë shkon në 41-42- mijë shqiptar që largohen.
Popullsia ka vazhduar të bjerë. Ne kemi një rënie të popullsisë prej 420 mijë banorësh. Kryesorja te kjo është emigracioni nuk është vetëm shtesa natyrore, e cila ka qenë më e ulët që ta kompensonte emigracionin. Ka qenë rreth 42500 në vit, nga 48 mijë të ikur në vit nga 2001-2011.
“Shqiptarët po emigrojnë me të madhe. Por, duke pasur një emigracion shumë masiv dhe duke rënë lindshmëria po tkurret popullsia me rreth 20 mijë veta në vit” tha Gjonçaj.
Popullsia tkurret , tha ai, sepse ka të bëjë me atë që një numër më të madh të moshës së tretë se sa ka fëmijë apo në moshën riprodhuese.
Ky regjistrim na tregoi dy probleme të mëdha, së pari nuk kemi njerëz në moshën e punës dhe nuk kemi njerëz në moshën e tretë.
Problemi me popullsinë tonë është se ka nisur plakja me atë që ne e quajmë plakje e shoqërisë nga mesi që ka të bëjë me largimin e fuqisë punëtore apo mosha riprodhuese.
Kjo do të thotë që shteti ka më pak taksapaguese që të mbajnë këtë moshë të tretë dhe në mënyrë absolute ke më pak lindje.
E veçanta e plakës së shoqërisë në Shqipërisë është se kjo ndalesë e demografisë ndodhi me një shpejtësi të jashtëzakonshme kohore dhe ndodhi nëpërmjet emigracionit
Me bindje mund të them që është plakja më e shpejtë në Europë, deklaroi ai.
“Plakja e popullsisë nuk është fenomen i ri. Ne këtë e dimë. Shqipëria ka shpejtësinë e plakjes më të madhe në Europë. Dhe plakja vjen si rezultat i emigracionit dhe i rënies së fuqisë punëtore”, vë në dukje profesor Gjonçaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje