Për shkak të mungesës së kuadrit profesional, institucioni publik komunal kopshti i fëmijëve “Rinia” në Tetovë ka në dispozicion, por jashtë funksionit disa Qendra për zhvillim të hershem të fëmijëve.
Paralelet ose qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve kishin dhënë rezultate të mira të cilët fillimisht u hapën nga ana e UNICEF-it dhe disa shoqatave joqeveritare, kurse më pas kaluan në menaxhim të komunës së Tetovës, gjegjësisht nga ana e çerdhes së Tetovës “Rinia”. Ky ishte qëndrimi i autoriteteve të kaluara të komunës së Tetovës lidhur me hapjen e këtyre qendrave. Momentalisht në gjashtë qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në komunën e Tetovës procesin parashkollor e ndjekin 124 fëmijë. Këto qendra funksionojnë në kuadër të Institucionit publik komunal kopshti i fëmijëve “Rinia” në Tetovë.
Nga gjithsej 11 qendra që janë hapur në territorin e komunës së Tetovës gjatë dhjetë viteve të kaluara, vetëm gjashtë janë në funksion, kurse pesë janë jashtë funksionit. Sipas autoriteteve drejtuese të çerdhes Rinia, janë disa qendra në fshatra të Malësisë së Tetovës që ende funksionojnë, ndërsa ka qendra që janë aktive edhe në qytetin e Tetovës. Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Institucionit publik komunal kopshti fëmijëve “Rinia” në Tetovë thotë se ky institucion momentalisht ka në funksion 6 qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe atë një në fshatin Shipkovicë që është hapur në vitin 2015 me kapacitet prej 25 fëmijë.
“Në fshatin Brodec qendra është hapur në vitin 2021 me kapacitet prej 15 fëmijë. Në fshatin Reçice e madhe qendra është hapur në vitin 2011 me kapacitet prej 50 fëmijë. Në shkollën fillore ‘Kirili dhe Metodi’ qendra është hapur në vitin 2016 me kapacitet prej 50 fëmije. Në shkollën fillore Migjeni në Tetovë qendra është hapur në vitin 2021 me kapacitet prej 19 fëmijë. Në objektin e çerdhes ‘Potok’ qendra është hapur në vitin 2016 me kapacitet prej 15 fëmijë”, thotë Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Institucionit publik komunal kopshti i fëmijëve “Rinia” në Tetovë.
Për shkak të mungesës së kuadrit profesional institucioni publik komunal kopshti i fëmijëve Rinia në Tetovë ka në dispozicion por jashtë funksionit disa Qendra për zhvillim të hershem të fëmijëve.
“Jashtë funksionit janë, qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në fshatin Sellcë e hapur në vitin 2015 por e mbyllur prej vitit 2019. Jashtë funksionit është edhe qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në fshatin Falisht e hapur në vitin 2011 por e mbyllur prej vitit 2017. Jashtë funksionit është edhe qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në fshatin Gajre e hapur në vitin 2017 por e mbyllur prej vitit 2022. Poashtu e mbyllur është edhe qendra në fshatin Lisec e cila nuk është hapur për shkak të mungesës se kuadrit. Të njëjtin fat ka pasur edhe qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në fshatin Saraqinë për shkak të mungesës se kuadrit dhe objekti nuk është i legalizuar”, deklaroi Fatlindja Jaja.
Me hapjen e këtyre qendrave prindërit nga vendet rurale nuk i sjellin fëmijët deri në Tetovë por i dërgojnë në qendrat në vendbanimet e tyre. Por, pas mos funksionimit të tyre prindërit megjithatë duhet që fëmijët t`i sjellin në Tetovë ose në ndonjë fshat të afërt ku qendrat janë funksionale.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij