Gjyqësori në Maqedoni në kolaps, mungesa e kuadrove vështirëson punën e gjykatave
![Gjyqësori në Maqedoni në kolaps, mungesa e kuadrove vështirëson punën e gjykatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/GJYQ-MKjpg-780x439.jpg)
Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut po përballet me kolaps të kuadrove. Në mungesë të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme u detyrua të përsëritë edhe një herë konkursin për kryetar në Gjykatën e Lartë Administrative dhe gjykatave themelore të Berovës, Dellçevës dhe Krushevës.
“Gjyqësori në vend po përballet me kolaps. Besoni. Ne të gjithë diskutojmë, por këtë opinioni duhet të besojë. Në çdo mbledhje e themi, nuk ka të punësuar, nuk ka gjykatës, nuk ka kryetarë dhe ne këtë shpallje formalisht do ta zbatojmë procedurën. Unë frikësohem se sërish askush nuk do të paraqitet. Nuk ka gjykatës prej ku do të mundeshin të paraqiten dhe në fund vijmë në situatë që gjykatës të deleguar nga një vend në vend tjetër të jenë u.d. kryetarë, por ajo nuk është zgjidhje, ajo është vetëm sa të figurojë”, deklaroi Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.
“Me të vërtetë situata është alarmante, pasi mbaj mend se nuk e di se cila shpallje është me radhë për kryetar të gjykatës në Krushevë, Berovë dhe ne nuk kemi kandidatë. Pra, me vite nuk konkurron askush. Dhe kjo tanimë është situatë alarmante”, tha Milazim Mustafa, anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Anëtari tjetër, Sashko Georgiev, propozoi që Kuvendi të shqyrtojë mundësinë e shfuqizimit të gjykatave më të vogla në vend.
“Ky problem do të zgjidhet nëse tanimë në bazë të reformave shumë të përmendura, është koha përfundimtare që pushteti legjislativ në këto reforma ta rishqyrtojë rrjetin gjyqësor, gjegjësisht arsyetimin e ekzistimit të disa gjykatave të vogla në shtet. Në fakt, e dini se bëhet fjalë për diku te 7-8 gjykata ku të njëjtat nuk kanë gjykatës dhe nga ana tjetër, ka edhe më pak interesim që dikush të aplikojë ose paraqitet për kryetar të gjykatës. Njëkohësisht, kolegë e dimë se numri i gjykatësve ulet çdo vit, ndërkaq nga ana tjetër, e gjithë kjo pasqyrohet në efikasitetin dhe përditshmërinë e veprimit tanimë edhe në gjykatat më të mëdha”, u shpreh Sashko Georgiev, anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Ndryshe, sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, gjykatave themelore në vend u mungojnë gjithsej 162 gjykatës. Gjegjësisht, momentalisht ka 272 gjykatës, ndërkaq duhet të ketë minimum 432. Në gjykatat e Apelit, punojnë momentalisht 64 gjykatës, ndërkaq mungojnë edhe 54 të tjerë. Ndërkaq në Gjykatën Supreme, me gjithë gjykatësin Naqe Georgiev i cili ndodhet në paraburgim, janë të evidentuar 14 gjykatës, ndërkaq mungojnë edhe 12 të tjerë. Mungesa e gjykatësve ndikon negativisht në cilësinë e procedurave gjyqësore dhe kohëzgjatjen e tyre. /Alsat
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![TAV Maqedoni: Nuk kemi ndërprerje ose probleme teknike në aeroportet tona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/aeroporti-i-Shkupit-380x233.jpg)
TAV Maqedoni: Nuk kemi ndërprerje ose probleme teknike në aeroportet tona
![Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-380x233.png)
Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë
![Hoti thotë se Qeveria ka dështuar në të gjitha premtimet e dhëna për shëndetësi – liston disa prej tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Avdullah-Hoti-vizite-ne-BQK-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Hoti thotë se Qeveria ka dështuar në të gjitha premtimet e dhëna për shëndetësi – liston disa prej tyre
![Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/3ddd5a34-3e9e-4742-b407-6dcadb5e4e20-1-380x233.jpg)
Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?
![Djegia e veturave në lagjen “Marigona Residence”, policia jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vetura-1-380x233.png)
Djegia e veturave në lagjen “Marigona Residence”, policia jep detaje
![Kolapsi botëror me internet, BQK: Sistemi Ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional, disa shërbimet online janë ndikuar pjesërisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/BQK-Banka-Qendreore-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-5-380x233.jpg)
Kolapsi botëror me internet, BQK: Sistemi Ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional, disa shërbimet online janë ndikuar pjesërisht
![Kolapsi me internet, preket edhe Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-25-380x233.jpg)
Kolapsi me internet, preket edhe Kosova
![KFOR publikon video gjatë patrullimit në urën e Ibrit në Mitrovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Iber-380x233.png)
KFOR publikon video gjatë patrullimit në urën e Ibrit në Mitrovicë
![Kosova i dorëzoi në Bruksel komentet mbi planin e sekuencimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/flamuri-i-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-380x233.jpg)
Kosova i dorëzoi në Bruksel komentet mbi planin e sekuencimit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/te-kerkuarit-xhelal-380x233.jpg)
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-46-380x233.jpg)
"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë
![Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_13-8-380x233.jpg)
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-225026-380x233.png)
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
![Politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-380x233.jpg)
Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?