Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj, paralajmërojnë ekspertët
Familjet janë paralajmëruar se rritja e temperaturave mund të ndikojë në internetin e tyre pasi ruterët ndjejnë gjithashtu “magjinë” e nxehtësisë.
Stina e verës nuk është problem vetëm për njerëzit, por edhe për teknologjinë, e cila mund të dëmtohet nëse ekspozohet ndaj motit të nxhetë.
Telefonat inteligjentë janë një nga pajisjet e para që e ndjejnë nxehtësinë, pasi ne i përdorim ata më së shumti dhe i marrim me vete kudo.
Por, ruteri i Wi-Fi shpesh harrohet si një tjetër pajisje teknologjike që mund t’i nënshtrohet motit jashtëzakonisht të nxehtë, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.
“Telefonat dhe ruterët kanë pajisje të integruara për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të qetë, por ka disa gjëra që mund të bëni për t’i ndihmuar”, shpjegoi ekspertja Sabrina Hoque.
Bëhet e ditur se është më mirë ta mbani ruterin tuaj në një dhomë më të freskët në shtëpi. Pra, diku afër një dritareje nuk është vendi ideal pasi do të jetë më i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.
“Si një rregull i përgjithshëm, rrezet e diellit direkte shpesh mund të kenë një efekt të dëmshëm në teknologjinë tuaj”, thotë Sabrina.
Gjithashtu, ekspertja thotë se duhet të shmangni vendosjen e objekteve rreth ruterit tuaj pasi mund ta dobësojë sinjalin, por edhe t’ia rrisë temperaturën.
“Pajisjet elektronike kanë nevojë për hapësirë rreth tyre për të lëshuar ajrin e nxehtë të shkaktuar nga i gjithë përpunimi që duhet të bëjnë”, vazhdon Sabrina.
“Nëse ruteri juaj është i rrethuar nga shumë objekte të tjera, ai nuk mund të ajroset siç duhet dhe mund të mbinxehet”.
Ne të gjithë kemi një bollëk pajisjesh këto ditë me telefona inteligjentë, laptopë, tabletë, pajisje shtëpiake inteligjente, televizorë inteligjentë dhe më shumë.
Ruteri në përgjithësi mund të trajtojë mjaft pajisje këto ditë, por padyshim që sa më shumë të keni aq më e vështirë është që ai të funksionojë.
Nëse mund të shkëputni disa nga to për të lehtësuar ngarkesën gjatë motit të nxehtë, kjo mund ta ndihmojë.
“Sa më shumë pajisje të jenë të lidhura me ruterin tuaj, aq më e vështirë është të punohet për t’i mbajtur të gjitha në linjë, gjë që i rrit gjasat për ta ngadalësuar ose fikur”, thotë Sabrina. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SoftBank do të investojë 500 milionë dollarë në OpenAI
“Ask Photos”, funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t’u përgjigjur pyetjeve
WhatsApp teston një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar opsionin e sinkronizimit të kontakteve
Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta
Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke
"Ask Photos", funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t'u përgjigjur pyetjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit