LAJMI I FUNDIT:

“Pa menduar, e pa fajin e tij” – Aktakuza ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në ‘Bon Vivant’

“Pa menduar, e pa fajin e tij” – Aktakuza ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në ‘Bon Vivant’

Nga dyshimet për vrasje të rëndë, prokuroria në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit, për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” dhe atë të “Armëmbajtjes pa leje”, për vrasjen e ndodhur vitin e kaluar në Bon Vivant.

Derisa një person për vrasjen në kafiterinë “Bon Vivant”, që ndodhi vitin e kaluar vazhdon të jetë në arrati, Prokuroria themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë për njërin prej tyre.

Kjo prokurori ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit, për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” dhe atë të “Armëmbajtjes pa leje”.


Në këtë dokument të cilin e ka siguruar Dukagjini, sqarohet mënyra se si nisi konflikti dhe si rrjedhi deri tek nxjerrja e armëve, që la të vrarë një person, momente të cilët edhe janë të xhiruara nga kamerat e sigurisë.

“Me datë 04.08.2024, rreth orës 23:17, në Prishtinë, në Rr.”Rexhep Luci” në lokalin “Bon Vivant”, në të cilin paraprakishte ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjindet në arrati, se bashku me te ndjerin Kastriot Ramadani, ndërsa më vonë shkon i pandehuri Andi Pajaziti, të cilin e fton i pandehuri Dukagjin Lekaj qe te shkon dhe të ulet te tavolina ku ishte i ulur edhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani, pasi që ulet i pandehuri Andi Pajaziti fillojnë të bisedojn me të pandehurin Dukagjin Lekaj dhe pas pak fillon të tensionohet situata, ashtu qe pas tensionimit te situatës në mes të pandehurve afrohet sigurimi, Hisni Gecaj i cili ia kap dorën e djathtë të pandehurit Dukagjin Lekaj dhe mundohet ta qetsoj situatën, në këtë moment tani i ndjeri Kastriot Ramadani, i cili ishte mbrapa sigurimit Hisni Gecaj, e godet me dorën e djathtë me një shishe ne koke dy herë të pandehurin Andi Pajaziti, ndërsa Hisni Gecaj vazhdimisht ia mban dorën te pandehurit Dukagjin Lekaj, i pandehuri Andi Pajaziti, pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar, për pasojat e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, shtin me armë zjarri, me ç’rast e godet tani te ndjerit Kastriot Ramadani, po ashtu armen e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Dukagjin Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi Hisni Gecaj ia mban doren e djathtë të pandehurit Dukagjin Lekaj, i cili e ka armen e drejtuar ne drejtim të pandehurit Andi Pajzitit, duke u munduar t’ia largoj, mirëpo nuk ka arritur…,” thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Tutje aty sqarohet edhe për lëndimet që kishte pësuar, i akuzuari e për lëndimet vdekje prurëse të viktimës.

“…ashtu që i pandehuri Dukagjin Lekaj shtënë me armë në drejtim të të pandehurit Andi Pajaziti, me ç’rast e lëndon ne brrylin e dorës së majtë dhe si te tilla bëjnë pjesë në dëmtime të rënda trupore, me pasoja  të përhershme shëndetësore, ndërsa vdekja e të ndjerit ka ardhë si rrjedhoj e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka quar shock hemorragjik, gjakderdhja ka ardhë si pasoj e shqyerjes së venës kava të poshtme, venës iliake të përbashkët të anës së djathtë dhe veshkës së majtë, të shkaktuara nga veprimi dinamil i predhës të hedhur nga arma e zjarrit, me këtë ka kryer veprën penale: Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fort mendore…,” thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Seanca fillestare ndaj Andi Pajazitit ishte paraparë të mbahet këtë të hënë, por për shkak të një gabimi të Gjykatës ajo është shtyrë për një datë tjetër.

Avokati i i të akuzuarit Fanol Krasniqit, ka thënë se seanca është anuluar meqë rastin ishin duke e trajtuar departamenti i krimeve të rënda, e që vepra për të cilën akuzohet Pajazitit, është e dënueshme deri në 10 vjet, cka nuk është e lejuar.

Tashmë rasti ka kaluar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Vrasja në lokalin Bon Vivant, ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit të 2023.