LAJMI I FUNDIT:

Xhemajl Rexha rizgjidhet kryetar i AGK-së, Jehona Hulaj nga Telegrafi – anëtare e Bordit

Xhemajl Rexha rizgjidhet kryetar i AGK-së, Jehona Hulaj nga Telegrafi – anëtare e Bordit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka rizgjedhur Xhemajl Rexhën si kryetar dhe përfaqësues të gazetarëve për një mandat të ri trevjeçar. Jehona Hulaj nga Telegrafi është zgjedhur anëtare e Bordit.

Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjodhi kryesinë e re të organizatës.

Për kreun e bordit të AGK-së kandiduan kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala.


Pas hedhjes në votim, Xhemajl Rexha u rizgjodh kryetar i Bordit të AGK-së edhe për një mandat.

Ai para zgjedhjes premtoi se nëse merr serish këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre.

Me statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).

Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur Jehona Hulaj (Telegrafi), Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), dhe Besnik Velija (Gazeta Express).