LAJMI I FUNDIT:

Afrohet nisja e edicionit të radhës së ‘Prishtina Tournament’

Afrohet nisja e edicionit të radhës së ‘Prishtina Tournament’

‘Prishtina Tournament’ ka njoftuar se do të fillojë edicionin e sivjetmë me datë 1 gusht, ku edhe kësaj radhe sponsor gjeneral është Golden Eagle.

Edicioni i këtij viti i ‘Prishtina Torunament’ pritet të nis me datë 1 gusht dhe do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Organizatorët kanë njoftuar se tashmë ka filluar paraqitja e ekipeve dhe kanë postuar numrat për ekipet e reja që duan të regjistrohen.


“Futbolli sport për të gjithë. Futbolli sport që na bashkon”, është moto e këtij edicioni në ‘Prishtina Tournament’.

Vlen të theksohet se në këtë turne tashmë tradicional, përveç ekipeve të seniorëve, luajnë edhe ekipe nga grupmoshat e reja, ekipe të femrave, por edhe organizatave të ndryshme. /Telegrafi/