LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në parlamentin gjerman: Perëndimi të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë

Hoxhaj në parlamentin gjerman: Perëndimi të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në parlamentin gjerman, ku ka folur për Kosovën e rajonin dhe rrugën euro-atlantike.

Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar fjalën e tij në parlamentin gjerman Bundestag, ku ka thënë gjithashtu se perëndimi duhet të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë.

“Kosova duhet të përmbush premtimin e dhënë për krijimin e një Kosove multi-etnike ndërmjet konceptit të Ahtisaarit, e perëndimi duhet të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë, pa veto të Serbisë dhe ambicieve të saj rajonale”, ka thënë Hoxhaj në Bundestag.


Të mbledhur për të shënuar ditëlindjen e Gernot Erler, politikan gjerman, deputet e ministër, dhe për disa vite ishte emisar për Evropë Juglindore, Hoxhaj tha se ai ishte përkrahësi më i madh dhe vendimmarrës i rëndësishëm i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Në Bundestag 🇩🇪, nderuam përkrahësin e madh dhe vendimmarrësin e rëndësishëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës më 2008, Gernot Erler – politikan gjerman, deputet, ministër dhe për shumë vite ishte emisar për Evropë Juglindore! Duke besuar fuqishëm në lirinë e Kosovës si rrallëkush brenda socialdemokratëve gjerman, ishte në mbështetje të pavarësimit të Kosovës dhe më i qartë se çdokush që Gjermania duhet që në ditët e para ta njoh Kosovën, duke u treguar si një vendim fort i drejt atëherë atje dhe sot duke u bërë gurthemel përmbyllës i paqes dhe stabilitetit në rajon!”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori