LAJMI I FUNDIT:
Gjakova -5° clearsky_night

Maja e Gjeravicës, kurora e alpeve të Kosovës

Maja e Gjeravicës, kurora e alpeve të Kosovës

Njëra nga bukuritë e shumta të Bjeshkëve të Nemuna është edhe Maja e Gjeravicës, me një lartësi mbidetare prej 2656 metrave, duke qenë kështu maja më e lartë në territorin e Kosovës.

Kjo maje malore gjendet në pjesën perëndimore të Kosovës, më saktësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Junikut me Shqipërinë.

Maja e malore e Gjeravicës, i takon territorit të komunës së Junikut, ku fare pranë saj gjendet edhe Maja Gusani, e cila për nga lartësia radhitet menjëherë pas Gjeravicës, me një lartësi mbidetare prej 2639 metrave.


Ngjitja në majën e Gjeravicës mund të bëhet nga disa shtigje, dhe të shumtë janë vizitorët që ngjiten në pikën më të lartë malore në Kosovë, duke u shoqëruar nga pamjet piktoreske gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Nga aty përveq vargmalet tjera të cilat e rrethojnë si: Maja e Shkelzenit, Rrasa e Zogut, Maja Jezercës, vizitorët në perëndim, në pjesën e masivit të Deçanit mund të shohin Liqenin Zemër i cili këtë emër e ka marrur nga forma e veçantë e tij, derisa në rrethin e Gjeravicës gjinden edhe Liqeni i Madh dhe Liqeni i Vogël i Gjeravicës.

Liqeni i Madh i Gjeravicës gjendet në lartësinë mbidetare 2320 metra, ndërsa në 2360 metra lartësi mbidetare gjindet edhe Liqeni i Vogël i Gjeravicës, liqene këto që përveç ujit të ftohtë, njihen për botën e pasur bimore dhe shtazore.

Ndërsa Liqeni i Zemrës ndodhet rreth 400 metra nga kufiri me Shqipërinë në një latrësi mbidetare prej 2539 metra. Për kah pamja dhe forma e tij, Liqeni i Zemrës i ngjan Liqenit të Gjeravicës, dhe ka një gjatësi prej prej 150 metrave.

Maja e Gjeravicës, përveç ndjesisë së jashtëzakonshme që të ofron duke të bërë një me natyrën, dhe duke të pasuruar imazhin e mendjes me pamje piktoreske, të ofron ajrin e pastër dhëe mrekullinë e gdhendur nga natyra, që e pasurojnë edhe më shumë peisazhin e bjeshkëve që e rrethojnë territorin e Kosovës.

Në trend

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Magazina
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Kalo në kategori