Fundi i një epoke – ndeshja ndaj Spanjës ishte e fundit për Kroosin si futbollist aktiv
Futbollisti gjerman Toni Kroos edhe zyrtarisht i ka dhënë sot (5 korrik) fund karrierës së tij si futbollist profesionist .
Kroos kishte bërë të ditur më herët se do të tërhiqej nga futbolli pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe me spanjollët që tashmë kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ai mund të konsiderohet si një i pensionuar.
Mesfushori legjendar i cili shpenzoi 10 vitet e fundit të karrierës tek Real Madridi, kishte njoftuar në muajin maj se do të pensionohej nga Kampionati Evropian i cili u mbajt në vendlindjen e tij.
Shteti i tij shijoi një kampanjë shumë të mirë në Euro 2024, deri sa shpresat e tyre për trofe morën fund pas humbjes ndaj Spanjës në çerekfinale.
Në atë që ishte një karrierë e jashtëzakonshme për Kroosin, ai fitoi 34 trofe me klubin dhe kombëtaren, por nuk ia doli që ta fitojë Kampionatin Evropian.
Paraiqitjet e tij gjatë sezonit që lamë pas kishin bërë që shumë njerëz të shtrojnë pyetjen nëse Kroos ka marrë vendimin e duhur për t’u pensionuar, por gjermani gjithmonë kishte qëndruar i qartë sa i përket dëshirës së tij për t’i dhënë fund karrierës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale në muajin maj, Kroos kishte bërë të ditur për vendimin e tij i cili tronditi miliona tifozë anembanë botës.
“Pas 10 vitesh tek Real Madridi, në fund të këtij sezoni ky kapitull do të përfundojë. Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë se karriera ime si futbollist aktiv do të marrë fund këtë verë pas Kampionatit Evropian”.
“Siç kam thënë gjithmonë: Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Unë jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time e kam gjetur kohën e duhur për vendimin tim dhe se mund të bëja zgjedhjen personalisht”, kishte thënë Kroos.
Bota e futbollit humbi një lojtar i cili do të mbahet mend gjatë për qetësinë dhe maturinë e tij në fushë si dhe pasimet milimetrike që thyenin linjat e mbrojtjeve kundërshtare./Telegrafi/
Ndeshjet e luajtura: 754
Golat: 73
Asistimet: 166
Trofetë: 34
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?