LAJMI I FUNDIT:

Protesta e 11 korrikut, Federata e Opozitës mblidhet në selinë e PD

Protesta e 11 korrikut, Federata e Opozitës mblidhet në selinë e PD

Në selinë e Partisë Demokratike u mblodh Federata e Opozitës, në një takim që në fokus kishte bashkërendimin e përgatitjeve për protestën e 11 Korrikut. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se kjo protestë do të jetë nisja e një reagimi popullor që do të vazhdojë.

“Kjo protestë do jetë nisja e një reagimi popullor që duhet të vazhdojë për të detyruar këtë regjim të lirojë liderin e opozitës si të vetmin të burgosur politik në Europë. Kjo protestë do të jetë nisja e një vargu reagimesh për të detyruar Edi Ramën që të japë një zgjidhje politike për ngërçin politik ku e ka futur vendin”, tha Noka.

“Ajo që ne na bashkon është lufta kundër regjimit të Ramës. Për shumë gjëra pikëpamjet nuk janë të njëjta, por për një gjë jemi dakord që gjendja ekonomike në Shqipëri ka shumë probleme”, u shpreh Agron Duka.


“Me këtë lloj rrugaçërie politike e mafie politike që ka emrin narkoshtet ka vetëm përballje, rrugë të dytë nuk ka. Mirë do ishte që gjërat të zgjidheshin me negocim politik, por kjo ka vdekur. 5 qershori na tregoi që kjo dakordësi politike u shkatërrua më 28 korrik, 2-3 javë më pas”, deklaroi Petrit Vasili.

Ndërsa kryerepublikani Mediu kërkoi që protesta të ketë edhe një mesazh, të një ndryshimi të nevojshëm, që tregon se ku do të shkojë Shqipëria.

“Duhet të ketë një mesazh që kjo protestë të shoqërohet me idenë e një ndryshimi të nevojshëm që ka një ide e vizion se ku do të shkojë Shqipëria”, tha Mediu. /Telegrafi/