LAJMI I FUNDIT:

Kapen me rreth 84,000 euro të padeklaruara, ndalohen dy shtetas polakë në Han të Hotit

Kapen me rreth 84,000 euro të padeklaruara, ndalohen dy shtetas polakë në Han të Hotit

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht dy shtetas polakë pasi u kapën duke tentuar të nxirrnin nga Shqipëria, pa i deklaruar, rreth 84,000 euro.

Policia ka njoftuar se shume e parave është sekuestruar.

“Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pkk.
Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar”, njofton policia.


Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori