LAJMI I FUNDIT:

Bregdeti i Meksikës goditet nga uragani Beryl

Bregdeti i Meksikës goditet nga uragani Beryl

Një uragan i cili ka goditur Karaibet duke shkatërruar prona dhe duke lënë shtëpitë pa energji elektrike, pritet të godasë Gadishullin Jukatan të Meksikës.

Bëhet e ditur se uragani Beryl do të prekë dy milionë banorë të zonës dhe pikat e nxehta turistike të Kankun dhe Tulum.

Raportohet se plazhet janë mbyllur dhe mijëra trupa janë vendosur për të ndihmuar, ndërsa stuhia ka filluar të godasë bregdetin juglindor të vendit.


Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC) ka njoftuar se stuhia ka filluar, duke paralajmëruar qytetarët të strehohen.

Në të gjithë Karaibet, të paktën dhjetë njerëz dihet se kanë vdekur dhe të tjerë janë të zhdukur, çatitë e objekteve janë shkatërruar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Shkollat ​​janë mbyllur dhe strehimoret e urgjencës janë ngritur për vendasit dhe turistët në zonat që përballen me ndikimin më të madh.

Banorët në Kankun kanë nxituar për të rezervuar furnizime ushqimore, me disa që hasin në rafte bosh gjatë vizitave të tyre, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, më shumë se 8,000 trupa nga ushtria, forcat ajrore dhe garda kombëtare janë vendosur në Gadishullin Jukatan për të ofruar mbështetje për popullatën.

Qindra turistë janë evakuuar nga hotelet në të gjithë vijën bregdetare të gadishullit dhe më shumë se 3,000 njerëz janë larguar nga ishulli Holbox pranë brigjeve meksikane, sipas autoriteteve lokale.

Gjithashtu, më shumë se 300 fluturime janë anuluar ose vonuar.

Përveçse ka lënë një gjurmë shkatërrimi pas tij, uragani Beryl ka thyer edhe rekorde.

Kjo pasi ai është uragani i parë që ka arritur nivelin e kategorisë katër në qershor që nga fillimi i regjistrimeve të NHC dhe më i hershmi që goditi kategorinë e pestë – kategorinë më të lartë – në korrik.

Shkaqet e stuhive individuale janë komplekse, duke e bërë të vështirë atribuimin e plotë të rasteve specifike me ndryshimet klimatike.

Por, temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit shihen si një arsye kryesore pse Beryl ka qenë kaq i fuqishëm.

Ndryshe, Beryl së fundmi ka goditur Xhamajkën ku ka shkaktuar dëme të mëdha.

Pasi të përshkojë Gadishullin Jukatan, stuhia thuhet të vazhdojë drejt Gjirit të Meksikës.

Mund të arrijë edhe në Teksas, ku zyrtarët paralajmëruan banorët që të përgatiteshin për mundësinë e goditjes nga uragani këtë fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori