LAJMI I FUNDIT:

Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë, tani jam grua e vetme dhe mund të punoj më shumë në muzikë

Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë, tani jam grua e vetme dhe mund të punoj më shumë në muzikë

Në një intervistë me Jimmy Fallon në emisionin “The Tonight Show”, Shakira foli për lirinë e re të gjetur pas ndarjes me Gerard Pique.

“Herë pas here punoja në muzikë të re, por ishte e vështirë. Nuk kisha kohë për shkak të martesës dhe burrit tim. Tani jam pa burrë, por, po, ai më mbante të zënë”, tha Shakira.

“Tani jam e lirë. Tani vërtet mund të punoj”, shtoi ajo. Në mars të këtij viti ajo publikoi albumin “Gratë nuk qajnë më”, i pari që nga viti 2017. Në prill ajo njoftoi edhe turneun botëror.


View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Në një intervistë të fundit për Rolling Stone, ajo foli për ndarjen me Gerard Pique. Ajo deklaroi se pas divorcit përjetoi dhimbje fizike dhe emocionale.

“Vuajtja që ndjeva ishte ndoshta më e madhja që kam përjetuar në tërë jetën time. Ndihesha sikur dikush më kishte ngulur një thikë në gjoks”, tregoi këngëtarja 47-vjeçare.

Shakira e takoi futbollistin në mars të vitit 2011, gjatë xhirimeve të klipit për hitin “Waka Waka”. Ata ishin bashkë për 12 vjet dhe u ndanë në qershor të vitit 2022. Çifti ka dy djem, Milan dhe Sasha. Ndarja e këngëtares dhe futbollistit tërhoqi vëmendje të madhe publike, veçanërisht pasi u zbulua se Gerard e kishte tradhtuar. /Telegrafi/

Shakira dhe Pique (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina
Kalo në kategori