Shumë prej nesh kemi rutina standarde të mëngjesit. Rutina mund të përfshijë qoftë ushtrimet, zgjatjet, ngrënien e një vakti apo edhe shikimin e televizorit.
Pijet e nxehta si çaji ose kafeja janë gjithashtu një mënyrë e zakonshme për të nisur ditën, shkruan Express.co.uk.
Por, një ekspert ka rekomanduar një lloj pijeje më pak të zakonshme në mëngjes, që mund të sjell përfitime të shumta shëndetësore.
@doctorsoodDo you drink warm water?
Sipas doktorit, Kunal Sood, konsumimi i ujit të ngrohtë mund të jetë mënyra e përsosur për të nisur ditën tuaj.
Përmes platformës TikTok, ai shpjegoi tre përfitime të pirjes së ujit të ngrohtë përpara se të bëni ndonjë gjë tjetër.
“Ekzistojnë tre arsye pse duhet të pini më shumë ujë në stomak të zbrazët”, tha ai.
Sipas tij pirja e ujit të ngrohtë mund të përmirësoj tretjen, ju ndihmon të humbni peshë, përmirëson qarkullimin e gjakut.
“Numër një, do të përmirësojë tretjen tuaj”, tha ai.
“Teoria është se uji i ngrohtë do t’ju ndihmojë të shpërndani ushqimet që zakonisht e keni të vështirë t’i tretni. Ka gjithashtu hulumtime që uji i ngrohtë mund të ndihmojë në kapsllëk”.
Ai iu referua një studimi shkencor, të botuar në revistën Gastroenterology Nursing në 2016.
Ky studim zbuloi se uji i pijshëm me një temperaturë prej 37 gradë Celsius kishte “ndikim të favorshëm në lëvizjet e zorrëve”.
Dr Sood më pas shpjegoi se si uji i ngrohtë mund të ndihmojë përpjekjet për humbje peshe.
“Uji i ngrohtë mund të nxisë përkohësisht metabolizmin e trupit tuaj”, tha ai.
“Kjo është për shkak se trupi juaj do të punojë për të sjellë ujin e ngrohtë në temperaturën e trupit tuaj, kjo rritje e lehtë e shkallës metabolike në ndihmë kur jeni duke u përpjekur të digjni kalori”.
Ai shtoi: “Dhe së fundi, do të përmirësojë qarkullimin dhe rrjedhjen e gjakut.
“Kjo është për shkak se pirja e ujit të ngrohtë do të zgjerojë enët e gjakut.”
Megjithatë, ai përfundoi me paralajmërimin: “Është e rëndësishme të kihet parasysh dhe të sigurohet që uji të mos jetë shumë i nxehtë për të shmangur një djegie të mundshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje