LAJMI I FUNDIT:

Më pak çifte të kurorëzuar në vitin 2023 sesa një vit më parë

Më pak çifte të kurorëzuar në vitin 2023 sesa një vit më parë

Në vitin 2023, janë regjistruar 18 mijë e 493 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 mijë e 978 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 515.

“Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin 17 863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16 978 apo (4.95 %) persona më pak”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.


Kurse sipas raportit, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 515 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2022 (1627 Kurorëzime), në vitin 2023 janë Kurorëzuar 1 515 apo (6.9 %) më pak çifte.

Nga të dhënat statistikore, shihet se Kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, gjithashtu (jashtë Kosovës) kemi numër me te vogël të qifteve të kurorëzuar në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtina janë regjistruar më së shumti kurorëzime 1 mijë e 727 apo 9,3%, në Prizren me 1 mijë e 597 apo 8,6% , në Ferizaj 1 mijë e 102 apo 6.0%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e grupmoshes 25-29 ne vendin e dyt grupmoshat 30-34 dhe ne vendin e tretë grupmoshat 20-24,ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24, vendin e dytë grup-mosha 25-29 si dhe vendin e tretë grup-mosha 30-34.

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori