LAJMI I FUNDIT:

Eddie Murphy thotë se Zoti e ruajti nga kokaina që ia ofruan Belushi dhe Williamsi

Eddie Murphy thotë se Zoti e ruajti nga kokaina që ia ofruan Belushi dhe Williamsi

Komediani i njohur, Eddie Murphy, ka treguar se beson që Zoti e mbrojti kur refuzoi substancat narkotike, përfshirë kokainën, që ia ofruan aktorët John Belushi dhe Robin Williams.

Murphy, tashmë 63 vjeç, i cili u bë i famshëm në vitet e 80-ta, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Zotit që nuk e lejoi të bjerë në grackën e drogës që i mori jetën John-it dhe që kontribuoi në problemet e shëndetit mendor të Robin-it.

“Në moshën 19-vjeçare, kur isha në ‘Blues Bar’ me John Belushi-n dhe Robin Williams-in, ata filluan të konsumonin drogë, por unë refuzova. Nuk po përpiqesha të tregoja moral, thjesht nuk isha i interesuar. Mendoj se Zoti po më mbikëqyrte atë moment” ka treguar Eddie për revistën “The Interview”.


Eddie Murphy

Murphy gjithashtu ka folur për ngritjen dhe rrëzimin tragjik të yjeve si Michael Jackson dhe Elvis Presley.

John Belushi vdiq nga një mbidozë heroine në moshën 33-vjeçare në vitin 1982, ndërsa Robin Williams vdiq në moshën 63 vjeç në vitin 2014, pas një beteje të gjatë me depresionin dhe varësinë nga substancat.

John Belushi (25.01.1948 – 05.03.1982)

Michael Jackson u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare në vitin 2009 si pasojë e një mbidoze me ilaçe qetësuese, ndërsa Elvis Presley vdiq në moshën 42-vjeçare, të dy viktima të abuzimit me drogë.

Murphy ka thënë për “New York Times” se të bëhesh i famshëm në moshë të re, sidomos si artist me ngjyrë, është sikur të ecësh në një fushë të minuar. “Çdo moment mund të ndodhë diçka që zhbën të gjitha arritjet. Tani, kur mendoj them me vete ‘Uau, kam mbijetuar në këtë fushë të minuar për 35 vjet. Si mund të mbijetosh në këtë fushë të minuar pa të mbikëqyrur dikush?”, ka thënë Eddie. /Telegrafi/

Robin Williams

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha befasohet nga dhurata e veçantë e artistëve nga Kosova të kompanisë ZiuuRugs

Bebe Rexha befasohet nga dhurata e veçantë e artistëve nga Kosova të kompanisë ZiuuRugs

Magazina
Dua Lipa më në fund pas tri vitesh merr leje nga Komuna e Londrës për të rinovuar bodrumin në shtëpinë e saj milionëshe

Dua Lipa më në fund pas tri vitesh merr leje nga Komuna e Londrës për të rinovuar bodrumin në shtëpinë e saj milionëshe

Magazina
Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Magazina
Dea Mishel shkëlqen me një pamje të mrekullueshme nga pushimet

Dea Mishel shkëlqen me një pamje të mrekullueshme nga pushimet

Magazina
Demi Rose shfaqet provokuese, në postimin e saj të fundit në Instagram

Demi Rose shfaqet provokuese, në postimin e saj të fundit në Instagram

Magazina
Eva Longoria zbulon se ka lidhje gjaku me divën e Hollywood-it dhe fituesen e “Oscar”

Eva Longoria zbulon se ka lidhje gjaku me divën e Hollywood-it dhe fituesen e “Oscar”

Magazina
Kalo në kategori