LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 29° clearsky_day

Bie çatia mbi disa vetura në Prishtinë

Bie çatia mbi disa vetura në Prishtinë

Kryeqyteti u përfshi sot nga disa erëra të fuqishme, që zgjaten disa minuta.

Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar disa dëme materiale, ku një pjesë e një çatie ka rënë mbi disa vetura, të cilat ishin në parking, transmeton Telegrafi.

Në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, shihet se rasti ka ndodhur në Pejton, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) më herët ka njoftuar se situata hidrometeorologjike në vend ende nuk është stabile pasi pritet të ketë reshje shiu vende-vende me intensitet më të lartë.

“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëke, përrocka etj)”, ka njoftuar IHMK.

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete
Lexo po ashtu Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Pas, rekomandimeve të IHMK-së, Komuna e Prishtinës ka dal me disa rekomandime për qytetarët e saj, ku ka bërë thirrje për kujdes veçanërisht nëse janë duke ecur jashtë ose duke u kthyer nga puna.

“Kërkoni strehë menjëherë: Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Çfarë të vizitosh
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori