LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina 01 vendin e 18-të në UEFA – për herë të parë në “Path A” për Ligën e Kampionëve të futsallit

FC Prishtina 01 vendin e 18-të në UEFA – për herë të parë në “Path A” për Ligën e Kampionëve të futsallit

Kampioni ynë në futsall, FC Prishtina 01 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në edicionin e kaluar në garat evropiane, skuadra nga kryeqyteti radhitet tashmë në pozitën e 18-të në renditjen evropiane të futsallit, me koeficientin 7583.

Ky rezultat historik për klubet kosovare të futsallit është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së shkëqyeshme që është bërë viteve të fundit.


Ky sukses ka bërë që FC Prishtina 01 të jetë pjesë e “Path A” për shortin e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, i cili do të tërhiqet më 4 korrik në selinë e UEFA-së në Nion.

E ky pozicionim do t’i japë mundësinë klubit kosovar që të përfshihet në njërin prej katër grupeve të fazës “Main Round”, e ku tri skuadrat e para në secilin grup do të kalojnë në “Elite Round”.

Për më tepër, Prishtina 01 do të ketë nderin dhe privilegjin të jetë edhe mikpritëse e ndeshjeve të grupit të saj.

Në këtë fazë, FC Prishtina 01 do të përballet me njërën prej këtyre top-klubeve: Sporting Lisbona (Portugali), Sporting de Braga (Portugali) ose Cartagena Castila (Spanjë)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Man City vjen me lëvizjen befasueses të verës – synohet transferimi i top ylli të Real Madridit

Man City vjen me lëvizjen befasueses të verës – synohet transferimi i top ylli të Real Madridit

Premier League
Cristiano Ronaldo zhgënjen, ‘thyen’ rekordin personal pas eliminimin e Euro 2024

Cristiano Ronaldo zhgënjen, ‘thyen’ rekordin personal pas eliminimin e Euro 2024

Përfaqësueset
“Ëndrra tani është shkatërruar”, Toni Kroos i dërrmuar pas eliminimit nga Euro 2024

“Ëndrra tani është shkatërruar”, Toni Kroos i dërrmuar pas eliminimit nga Euro 2024

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët

Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët

Përfaqësueset
Kalo në kategori