LAJMI I FUNDIT:

Zhduken një grua dhe një djalë në Ferizaj

Zhduken një grua dhe një djalë në Ferizaj
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave në Ferizaj.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Besnik Osmani” të premten rreth orës 08:20.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.


Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Greme.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia qysh nga dita e martë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime. /Telegrafi/