U shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, reagon Erolld Musliu
Drejtori i deritanishëm i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, ka dalë me reagim publik pasi u shkarkua nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai në një kumtesë për media thotë se presidentja është dorëzuar para presionit të partisë.
Musliu gjithashtu thotë se në rastin e shkarkimit të tij mungon sistemi i meritës dhe justifikimi ligjor.
Më poshtë e keni reagimin e Erolld Musliut:
“Sistemi merit dhe justifikimi ligjor për të cilin flet presidentja tërë kohën, në rastin konkret të shkarkimit tim mungojnë. Veçanërisht jam i zhgënjyer nga procedura dhe mënyra që zgjodhi Presidentja gjatë shkarkimit tim, duke mos treguar virtytin për tu takuar në një takim njoftimi për t'i dhënë asaj një informim mbi natyrën e punës së Agjencisë, për mjedisin e sigurisë dhe situatën aktuale në rajon. Detyrën e drejtorit të Agjencisë e kam ushtruar me krenari dhe nder të veçantë, kam bërë përpjekje mbinjerëzore për të ngritur nivelin e punës me cilësi të lartë dhe për ta transferuar përvojën dhe diturinë time profesionale të fituar gjatë karrierës 31-vjeçare. Nderi është edhe më i madh për vet faktin që jam shqiptari i parë në historinë e bashkësisë së institucioneve të Sigurisë dhe Inteligjencës në vendin tonë, të cilit i është besuar detyra e menaxhimit të Agjencisë së zbulimit”.
“Poashtu është fakt që gjatë gjithë kohës kam qenë cak i një fushate të ndyrë dezinformimi që ka arritur përmasat e një linçimi politik dhe ka lënë pasoja për familjen time. Sidoqoft kam thyer një tabu në shoqerinë tonë, dëshmova që një Shqiptar, dhe në të njejtën kohë pa përkatësi partiake mund të arrijë nivel të lartë, të pranohet dhe respektohet në suaza të kolektivit, si dhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Potencoj që jam pionier në idenë dhe arritjen e nivelit më të lartë të përfaqësimit dhe barazisë gjinore edhe në nivel menaxherial, si dhe në fushën e barazisë etnike, duke u dhënë hapësirë të gjitha komuniteteve etnike të përfaqësuara në shoqërinë tonë për të qenë pjesë e Agjencisë.
“Nën drejtimin tim kemi ngritur nivelin dhe po përmirësojmë kapacitetet tona teknike në procesin e dixhitalizimit dhe të sigurisë së informacionit dhe ajo kibernetike. Kemi të arritura fantastike në aspektin strategjik dhe të punës operative të zbulimit që i kemi kryer në nivel të interesit kombëtar ashtu të natyrës bilaterale dhe me aleatët. Së fundi, një falenderim i madh ndaj gjithë kolektivit të Agjencisë për mbështetjen e parezervë në periudhën e kaluar vërtet dinamike dhe sfiduese në kryerjen e detyrave që duheshte të ndërmerren , veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë kovid, reformës së Agjencisë, aktivitet në lidhje me agresion Rus ndaj Ukrainës, konflikti në Gaza si dhe pasiguria politike dhe e sigurisë në rajon”.
“Drejtoreshës së re të AZ i uroj sukses në drejtimin e Agjencisë, kurse kolegëve ju uroj të jenë të fokusuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të AZ, të ruajn dhe mbrojnë Maqedoninë e veriut, jo që është e madhe apo e vogël, por sepse ajo është e JONA!”, (sic) ka shkruar Musliu në reagimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri