LAJMI I FUNDIT:

Sporti pjesë e pandshme e Viola Tanushit

Sporti pjesë e pandshme e Viola Tanushit

Sporti është një pjesë e pandashme e përditshmërisë së Viola Tanushit, basketbollistes, trajneres dhe gjyqtares nga Gjakova, e cila një pjese të madhe të ditës së saj ja kushton aktiviteteve sportive.

E në një intervistë për Telegrafin, Viola u shpreh se pjesë e rëndësishme e jetës saj është edhe basketbolli, sport me të cilin ajo ka filluar të merret që nga mosha 5 vjeçare.

“Basketbollin e kam filluar që në moshe të re 5 vjeçare duke marrë pjesë në akademinë “ABS Vëllaznimi”. Për mua basketbolli që në atë kohë ishte një ndër sportet më atraktive por një ndër arsyet kryesore që më shtyu të merrem me basketboll ishte babi im i cili ishte basketbollist si dhe trajner i asaj i akademisë “ABS Vëllaznimi”, tha fillimisht Viola.


Duke e pasur parasysh kohën e gjatë që Viola Tanushi mirret me sport, e veçanërisht ajo e përmendi edhe periudhën, të cilën ajo e cilëson si më të veçantën në karrierën e saj si basketbolliste.

“Për mua periudha më e veçantë ishte periudha e pandemisë (2020/2021) sepse kishim një ekip të kompletuar dhe unë po luaja me licencë të dyfishtë në Superligë dhe në Ligë të Parë. Kishte emocione të papërshkrueshme dhe çdo gjë kishte adrenalinë kur ne pamë ekipin tonë (KBF Vëllaznimi) të renditur në vend të parë pas shumë vitesh.”, u shpreh ajo për Telegrafin.

Pa sport, Viola botën do ta konsideronte si një botë pa ngjyra, sepse tashmë sporti është bërë pjesë e pandashme e saj.

“Sporti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës time dhe nuk mundem ta mendoj jetën pa të, sepse kam krijuar kujtimet më të mira dhe kam përjetuar ndjesi të veçanta, dhe konsideroj që pa sport jeta do ishte si një botë pa ngjyra.”, potencoi Tanushi.

Pavarësisht rëndësisë që sporti ka për të, për shkak të një lëndimi të rëndë, sporti ka qenë një fushë “e paçasshme” për të, periudhë të cilën Viola e sheh si periudhën më të rëndë deri më tani në aspektin sportiv.

“Momenti më i rëndë që kam përjetuar deri më tani në aspektin sportiv ishte lëndimi i ligamentit ACL të gjurit duke ma kufizuar aktivitetin fizikun për një vit të plotë. Por arrita ta tejkaloj edhe këtë periudhë sfiduese duke pasur plotësisht besim dhe energji pozitive në veten time që do të rikthehesha edhe më mirë sepse puna e pandalshme e bën çdo gjë të realizueshme”.

Por sporti nuk është fusha e vetme në të cilën Viola është e angazhuar, pasi që asaj i pëlqen ta sfidojë veten edhe në gjëra të tjera.

“Unë studioj Edukimin Fizik dhe Sportiv në Universitetin “Hasan Prishtina” ku aty kemi të bëjmë me shumë lloje të sporteve që për mua është një fushë studimi atraktive duke jam duke e shijuar në maksimum. Përveç kësaj kam përfaqësuar Kosovën në sfidën 7 ditore të Red Bull “Can You Make It” në Evropë, pa para dhe pa telefona duke zënë vendin e 25-të nga  230 grupe konkurruese të shteteve të botë”.

“Aty kam vërejtur që kisha aftësi bindëse, talente në sporte të ndryshme që ishin sfida për t’u bërë dhe ne thyem disa rekorde sportive nga ekipet tjera dhe po ashtu qe energjia qe e shfaqi tek njerëzit ka rëndësi për të arritur qëllimet synuese qe unë dëshiroja. Pos sportit kam dhe pjesën e influences ne rrjete sociale duke promovuar brende dhe produkte të ndryshe. Është një punë të cilës i përkushtohem shumë dhe që ka sukses të mjaftueshëm.”, tha ndër të tjera Viola, shkruan Telegrafi.

Duke u bazuar në numrin e të rinjve që shprehin dëshirë për t’u njohur me botën e sportit, Viola në fund pati edhe një mesazh për ta.

“Suksesi është aftësia për të kaluar dështimin duke mos e humbur entuziazmin. Kapërceni ëndrrat tuaja duke zhvilluar një karakter të fortë dhe mos u ndalni për askënd. Sporti mban gjallë energjinë tuaj prandaj futeni tek prioritetet e jetës sepse do t’ia dilni më së miri në çdo aspekt”, tha Viola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori