LAJMI I FUNDIT:

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

E plotësuar:Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet në Gazimestan, ku serbë të mbledhur po festojnë Vidovdanin.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit tek një qytetar ka gjetur dhe larguar një flamur serb me mbishkrimin Rusia.

Gjithashtu gjatë kontrolleve, Policia po largon bluzat provokues serbëve që janë mbledhur.


​Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan

E plotësuar: Qytetarë të komunitet serb kanë filluar të vijnë në Gazimestan, në afërsi të Obliqit, ata sot shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po bëjnë kontrolle, në raste ku mund të ketë edhe bluza me thirrje nacionaliste.

Vitin e kaluar kjo festë nuk ishte lejuar të shënohet këtu, por qytetarët serb ishin mbledhur te Manastiri në Graçanicë.

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik dhe Perandorisë Osmane, në të cilën humbi koalicioni ballkanik në krye me serbët duke i mundësuar Perandorisë Osmane të zgjerohet tutje në Ballkanin Perëndimore.

Serbët të cilët po ashtu vijnë nga Serbia në Kosovë më 28 qershor, festojnë festën e Shën Vidit, të njohur si “Vidovdan”. Festimi i kësaj dite lidhet me 635 vjetorin e Betejës së Kosovës, të cilën historia serbe e njeh si fitore, me gjithë humbjen e madhe të forcave ballkanike dhe vrasjen e princit serb, Llazarit.

Festimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, nën presidentin serb Sllobodan Millosheviq, kulmoi me kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me të ashtuquajturin shpallje të bashkimit të Serbisë, përmes përmbysjes së autonomisë së Kosovës dhe paralajmërimit të luftërat e përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish-federatës jugosllave./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori