LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet fidanishtja moderne “Bes-Jet” në fshatin Nepërbisht në Suharekë

Inaugurohet fidanishtja moderne “Bes-Jet” në fshatin Nepërbisht në Suharekë

Fidanishtja moderne, Fidanishtja Bes-Jet, e inauguruar së fundmi në fshatin Nepërbisht në Komunën e Suharekës, nënkupton një hap të rëndësishëm drejt promovimit të praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe rritjes së produktivitetit bujqësor në rajon.

Kjo fidanishte ka përfunduar procesin e modernizimit duke instaluar teknologji moderne për zhvillimin e fidanëve e cila pritet të tranformojë praktikat bujqësore në rajonin e Suharekës, dhe të kontribojë ndjeshëm në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme.

Besar Kryeziu, pronar i fidanishtes Bes-Jet, tregoi se ndërtimi i fidanishtes kishte filluar vitin e kaluar, teksa falënderoi në veçanti prindërit e tij për kontributin e dhënë.

“Kjo fidanishte ka filluar vitin e kaluar të ndërtohet dhe sot i erdhi fundi dhe fillimi i një fillimi të ri të fidanishtes moderne”, tha ai.

Besar Kryeziu, pronar i fidanishtes “Bes-Jet”

Kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se Komuna e Suharekës është komuna numër një me zhvillim ekonomik në Kosovë sa i përket numrit të banorëve.

“Ne e kemi arritur buxhetin në bujqësi, çdo vit mbi një milion euro ndajmë, një komunë e vogël jemi, por sot Suhareka krenohet me zhvillim ekonomik, jemi komuna numër një me zhvillim ekonomik në Kosovë”, shtoi tutje kryetari i Suharekës.

Kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me prindërit e Besar Kryeziu, pronar i fidanishtes “Bes-Jet”

Jean Christophe Favre, nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO), tha se themelimi i fidanishtes Bes-Jet ju ofron fermëve të rajonit qasje më të lehtë në fidane cilësore.

“Inaugurimi i kësaj fidanishteje është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kompanisë por edhe t’i ndihmojë fermerët e këtij rajoni për të pasur qasje më të lehtë në fidane cilësore që ka për tu përkthyer në rritje te produktivitetit dhe rendiment më të mirë të të korrave”, u shpreh ai para të pranishmëve.

Jean Christophe Favre, nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO)

Shqiprim Lubishtani, lehtësues i zhvillimit të produktit në Swisscontact, tha se hapja e kësaj fidanishteje është një hap i rëndësishëm për promovimin e bujqësisë.

“Kjo fidanishte është një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar bujqësinë e qëndrueshme dhe për të nxitur rritjen ekonomike në këtë rajon”, u shpreh Lubishtani.

Shqiprim Lubishtani, lehtësues i zhvillimit të produktit në Swisscontact

Fidanishtja Bes-Jet ka instaluar sistemin e kontrollit klimatik që siguron kushte optimale të rritjes së findanëve, për shkak të kushteve të kontrolluara, temperaturës dhe lagështisë optimale, pavarësisht kushteve të jashtme.

Përveq kësaj, e ka edhe sistemin e automatizuar të ujitjes BOOM, që është një teknologji moderne e ujitjes së fidanëve që kursen ujë dhe ju ofron fidanëve sasinë e përsosur të ujitjes.

Gjithashtu dhoma e mbirjes së kësaj fidanishteje ju mundëson fidanëve të mbijnë në kohë optimale, me rritje uniforme dhe me përqindje të lartë të mbirjes së farave.

Fidanishtja “Bes-Jet”, fshati Nepërbisht, Suharekë

Modernizimi i fidanishteve luan një rol kritik në përmirësimin dhe diversifikimin e bimëve, rritjes e sigurisë së ushqimit dhe në përgjithësi, zhvillimin rural. Modernizimi i fidanishtes Bes-Jet është mundësuar përmes bashkëfinancimit nga biznesi Bes-Jet Sh.P.K, Komunës së Suharekës dhe projektit për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat, PPSE. 

Besar Kryeziu, Bali Muharremaj dhe Jean Christophe Favre

Projekti PPSE ka për qëllim promovimin e praktikave të qëndrueshme në bujqësi, të përmirësojë qasjen në tregje dhe të modernizojë zingjirin e vlerës të ushqimit.  

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori