LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Një fushatë online ka bërë që të mblidhen mbi 34 mijë euro për burrin e pastrehë nga Amsterdami, i cili kishte gjetur një portofol me 2 mijë euro dhe e kishte dorëzuar në polici.

Bëhet fjalë për Hadjer Al-Ali, i cili tha se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht – pasi për të vetëm brenda një dite janë mbledhur 34,102 euro, transmeton Telegrafi.


Hajder që flinte nëpër rrugë për 18 muaj, më në fund mund të marrë një shtëpi me qira me paratë që janë mbledhur për të.

Ky baba i dy fëmijëve gjithashtu ka pranuar shumë mesazhe nga njerëzit që i kanë ofruar punë të ndryshme. Një donator anonim i dha 750 euro.

Ai kishte gjetur një portofol në Amsterdam derisa po “sorollatej” rrugëve duke kërkuar për shishe të zbrazëta të plastikës, të cilat i dorëzonte në fabrikat e riciklimit në këmbim të parave.

Policia holandeze ka njoftuar se i pastrehu e kishte dorëzuar portofolin me afro 2 mijë euro, por që për fat të keq nuk kishte ndonjë letërnjoftim për të gjetur pronarin.

Sipas ligjeve në fuqi në qytetin holandez, nëse pronari i vërtetë i pronarit nuk lajmërohet për portofol, atëherë paratë e gjetura i shkojnë personit që i ka gjetur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori