LAJMI I FUNDIT:

Musliu: I arrestuari për spiunazh ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës

Musliu: I arrestuari për spiunazh ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës

Pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiq, të mërkurën në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën  dyshimin për spiunazh ka reaguar analisti për siguri, Agim Musliu.

Musliu përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Instituti Octopus ka zbuluar se Vlajiq ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.

“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu.


I arrestuari për spiunazh është një ish-polic i Kosovës nga komuniteti serb
Lexo po ashtu I arrestuari për spiunazh është një ish-polic i Kosovës nga komuniteti serb

Ndërkaq, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiq, u arrestuar tw mwrkurwn në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën  dyshimin për spiunazh.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit nga organet e sigurisë, deri te arrestimi i Vlajiqit ka ardhur pas informacioneve të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ky mekanizëm i sigurisë, ka bërë që më pas, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori