Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka thënë që nuk ka shumë pritshmëri nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
“Në fakt nuk pres shumë nga ky takim, sepse 9 muajt e fundit e kanë dëshmuar se Serbia nuk është shumë e interesuar në zbatimin e marrëveshjeve. Ata kanë arsyet e tyre sepse besojnë që konfliktet ndërkombëtare janë të luhatshme dhe mund të ndryshojnë dhe në këto ndryshime mund të sjellin në dobi të aspiratave të tyre jo vetëm në këtë, por në tërë rajonin” ka thënë Biserko, në intervistë për RTV Dukagjini.
Biserko thotë se ky takim është thirrur nga Josep Borrell pasi sipas saj ai dëshiron të kap momentumin, teksa shton se Bashkimi Evropian deri më tash ka qenë më përkrahës për Serbinë se sa për Kosovën.
“Mund të jem e gabuar, por nuk pres shumë nga ky takim shpresoj të jetë një vazhdimësi jo vetëm gjërat praktike por të cilat do të sillnin Kosovën në një nivel të barabartë me Serbinë, sepse deri më tani BE-ja ka qenë më përkrahëse për Serbinë duke sanksionuar Kosovën se nuk e ka bërë këtë ose atë”, tha ajo.
Ajo shpreson që do të jetë një qasje më e barabartë mes dy vendeve pasi shton se Serbia vetëm po “blen kohë” e nuk ka koncentrim në dialogun Kosovë-Serbi.
“Shpresoj të jetë një qasje më e barabartë, sepse në të vërtetë Serbia nuk është vërtetë e koncentruar në dialog. Është vetëm duke blerë kohë, sepse në të vërtetë nuk merakosen shumë nëse Kosova arrin suksese në sovranitetin e saj në tërë territorin. Kjo duhet të ndryshojë sepse edhe komuniteti serb në Kosovë ndihen si të braktisur dhe janë të frustruar duke pritur”, shtoi Biserko.
Në një konferencë për media Josep Borrell të hënën ishte më konkret, pasi ai kërkoi nga Serbia të jetë më konstruktive dhe kërkoi largimin e masave ndaj Kosovës që kanë qenë të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE).
Biserko poashtu thotë se qytetarët serbë në Kosovë janë braktisur nga Serbia e këtë e quajti si fakt frustrues për serbët.
Ndërsa, shtoi se fakti që Serbia pengoi votimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës është habi pasi edhe serbët në Kosovë do të kishin mundësi që të adresonin problemet e tyre.
“Mund të them se Serbia i ka braktisur qytetarët e saj në Kosovë duke i larguar ata nga Institucionet e Kosovës duke mos i lejuar ata të marrin pjesë në referendumin për kryetarët ata janë jashtë sistemit. Ky është një fakt shumë frustrues për serbët, sepse të gjithë ne po presim diçka tjetër. Nuk mendoj se në këtë moment Serbia është e gatshme të ndryshojë diçka dhe ne vazhdimisht e kritikojmë Kosovën për këtë. Nuk po them se nuk ka problem edhe nga pala kosovare. Mendoj ata duhet të jenë më të kuptueshëm për palën kosovare dhe jam e befasuar se si ata tentuan dhe penguan votimin e Kosovës për të qenë pjesë e KiE, sepse kjo do të ishte një mundësi që edhe serbët në Kosovë të adresojnë problemet e tyre”, deklaroi Biserko. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze