NLB Banka ka avancuar kuletën digjitale NLB Pay me opsionin e digjitalizimit të kartelave në Google Pay për herë të parë në Kosovë. Shërbimi i ri do të përmirësojë më tej përvojën e përdoruesve të pagesave pa kontakt, të cilat tashmë do të jenë edhe më të shpejta, më të lehta dhe më të sigurta.
NLB Pay mbetet kuleta digjitale kryesore e Grupit NLB me të gjitha funksionalitetet (siguria e kartelave, numri PIN, transaksionet, kartelat e besnikërisë), ndërsa funksionaliteti i Google Pay zëvendëson vetëm komponentin e pagesës (digjitalizimi i kartelave). Google Pay është një shërbim global për telefonat Android dhe disa orë inteligjente që ofron një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë për të realizuar pagesa pa kontakt.
Realizimi i pagesave edhe më të lehta dhe më të shpejta
Me integrimin e Google Pay në kuletën digjitale NLB Pay, përdoruesit mund të shohin të gjitha informacionet e transaksioneve të tyre në një vend dhe të menaxhojnë kartelat e tyre në një vend. Përveç pagesave të shpejta, miqësore dhe të sigurta pa kontakt, një avantazh i rëndësishëm është mundësia për të realizuar pagesa pa kontakt edhe me disa orë inteligjente.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe krenarë t’u ofrojmë klientëve tanë teknologjinë e avancuar të pagesave pa kontakt, Google Pay. Në kuletën digjitale NLB Pay të përditësuar, ne kemi kombinuar përparësitë e aplikacionit ekzistues NLB Pay me përparësitë e Google Pay për një përvojë edhe më të mirë për përdoruesit. Ne jemi të sigurt se përditësimi i kuletës digjitale NLB Pay me funksionalitetin e Google Pay do të rrisë pjesën e pagesave në Kosovë”, tha z. Gazmend Kadriu, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka.
Si të aktivizoni Google Pay?
Digjitalizimi i kartelave tuaja në Google Pay është i lehtë. Bëhet në kuletën digjitale NLB Pay, përmes butonit “Shto në Google Pay”.
Më shumë informata: https://nlb-kos.com/sq/rruga-deri-ne-banke/nlb-pay-kuleta-digjitale
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze