LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 20° clearsky_day

Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”

Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”

Komiteti Paralimpik i Kosovës ka promovuar librin për personat me aftësi të kufizuara të titulluar “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”.

Ky libër i përket autorëve Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj, transmeton Telegrafi.


Promovimi i librit, “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”.

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe recensent i librit, Besim Hasani, ka thënë se ky libër ka një përshkrim të jashtëzakonshëm historik dhe se do të jetë frymëzim për autoret e ardhshëm që do të shkruajnë libra të tillë.

Besim Hasani, Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës

“Jam shumë i bindur që sikur se personat me aftësi të kufizuar sikur se janë frymëzim për krejt njerëzimin edhe ky libër do të jetë frymëzim për autoret e ardhshëm që do të shkruajnë për personat me aftësi të kufizuara dhe këtë pjesën e bukur anën sportive. Një përshkim i jashtëzakonshëm një historik që do të ju shërbej edhe studenteve dhe gjithë atyre që do të ju interesoj kjo pjesë”, ka thënë Hasani.

Ndërsa sipas kryetares së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomëza Emini, në këtë libër nuk ka histori të re por përshkruhet historia 70 vjeçare e të arriturave të këtij sporti.

Njomëza Emini, Komiteti Paralimpik i Kosovës

“Në këtë libër një histori mbi 70 vjeçare përshkruhen suksese dhe arritje më shumë përpjekje dhe fare pak mbështetje, por që kanë lënë gjurmë dhe trashëgiminë tonë. Në këtë monografi shohim filet e aktiviteteve sportive që pas luftës së dytë botërore, vazhdohet me periudhat e ndryshme historike që ka lënë Kosova dhe vazhdon me pas luftën e fundit edhe deri me sot”, tha ajo.

Edhe drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës, Bardh Krasniqi, përgëzoi autorët për punën duke premtuar përkrahje për këta persona.

“Është kënaqësi me qenë pjesëmarrës në botimin e librit të parë për të cilin i përgëzoj për këtë iniciativë. Sepse në përgjithësi nuk është se njihemi me historinë tonë së pari e sidomos me historinë e sportit paralimpik… Në si komunë gjithsesi do të vazhdojmë që t’ju përkrahim në të gjitha format dhe mundësitë që i kemi. Ky është një sukses i madh sepse po e ngritim flamurin për herë të parë në Paris”, u shpreh ai.

Autori Enver Ulaj, duke folur për qëllimin që ka ky libër, ka thënë se shkrimi i kësaj monografie ka hasur në vështirësi në gjetjen e informacioneve në arkiva të ndryshme të institucioneve në Kosovë.

Enver Ulaj, Autor

“Puna me arkiva ka qenë e vështirë sepse fillimisht arkivin kryesor atë për sporte dhe rekreacion të invalidëve në periudhën e ish-Jugusllavisë, në nuk e kemi si arkivë të tillë. Edhe në arkivin e Kosovës ne nuk kemi gjetë një dosje të tillë”, u shpreh ai.

Ndërsa autori Ahmet Mahmutaj, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në mbledhjen e informacioneve për të shkruar këtë libër.

Ahmet Mahmutaj, autor

“Natyrisht besoj që sa do pak do të jetë një lloj plotësimi i këtyre mozaikëve të monografive në Kosovë për sporte. Dhe do të jetë një lloj falënderimi për gjithë ata që kanë kontribuar dhe një lloj reference në të ardhmen për çdo studiues, sportist e trajner”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori