LAJMI I FUNDIT:

Sulm në një supermarket në Arkansas – vriten tre dhe plagosën dhjetë persona

Sulm në një supermarket në Arkansas – vriten tre dhe plagosën dhjetë persona

Një sulmues hapi zjarr mbrëmë në një supermarket në Arkansas në Shtetet e Bashkuara dhe vrau tre persona dhe plagosi dhjetë të tjerë, përfshirë dy policë.

I dyshuari u plagos gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit me policinë, u tha gazetarëve drejtori i Policisë së Shtetit të Arkansas, Mike Hagar.

Të shtënat ndodhën në dyqanin ushqimor “Mad Butcher” në Fordyce, një qytet me 3200 banorë rreth 100 kilometra në jug të Little Rock.


“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se 11 civilë të pafajshëm u plagosën dhe tre prej tyre vdiqën. Dy policë u plagosën në shkëmbimin e zjarrit. I dyshuari gjithashtu u qëllua dhe u arrestua”, tha Hagar.

Ai nuk shpjegoi rrethanat e të shtënave dhe as nuk iu përgjigj pyetjeve, raporton rrjeti kabllor amerikan CBS.

Policët e plagosur dhe i dyshuari pritet të mbijetojnë, tha ai. Lëndimet e civilëve varionin nga jo-kërcënuese për jetën në jashtëzakonisht kritike, tha ai.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shkroi në platformën e mediave sociale X se ajo ishte e informuar për incidentin.

“I jam mirënjohëse forcave të policisë dhe atyre që u përgjigjën së pari për veprimin e tyre të shpejtë dhe heroik për të shpëtuar jetë”, tha ajo.

Ndryshe, autoritetet përgjegjëse amerikane kanë nisur tashmë hetimet dhe së shpejti pritet të dalin me rezultatet e para. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Kalo në kategori