LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria përballet me kërkesë të lartë turistike, Kasa: Kërkesa është më e lartë se oferta jonë

Shqipëria përballet me kërkesë të lartë turistike, Kasa: Kërkesa është më e lartë se oferta jonë

Shqipëria po përballet me kërkesë më të lartë se oferta në fushën e turizmit.

Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa thotë se boom-i turistik ka bërë që Shqipëria të nisë mbylljen e kontratave turistike për vitin tjetër.

“Kërkesa është më e lartë se oferta dhe jemi faktikisht në këto parametra. Edhe për vitin tjetër ne po mbyllim kontratat dhe shikojmë që kërkesa është më e lartë se oferta, siç parashikohet rritje 30-40 % për ketë vit, edhe për vitin tjetër parashikohet e njëjta gjë”.


Ajo që vihet re janë vlerësimet pozitive që turistët e huaj lënë në rrjetet sociale, ku sipas operatorëve turistikë, po bën që tregun e të huajve ta kemi sërish në Shqipëri.

“Mbi 90 përqind janë pozitivë sepse ne kemi klientë që kthehen nga dy herë apo tre herë në vit. Kjo tregon që ata largohen të kënaqur nga Shqipëria”.

Por çfarë po ndodh me shqiptarët dhe preferencat e tyre turistike? Kasa thotë se rritja e çmimeve në vendet e rajonit ka bërë që shumë shqiptarë të stepen për rezervime jashtë.

“Ka një reduktim të numrit krahasuar më vitin e kaluar për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, sidomos në destinacionet e kërkuara, si Italia, Greqia, Kroacia, Spanja. Ka hotele që kanë rritje edhe 50 %”.

Fluksi i turistëve këtë vit është 40 % më shumë se viti i kaluar./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

Lajme
Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Drejtësi
Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Lajme
Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Lajme
Kalo në kategori