LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 22° clearsky_day

Temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e numrit të pacientëve në Ferizaj

Temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e numrit të pacientëve në Ferizaj

Institucionet shëndetësore në Ferizaj gjatë këtyre ditëve janë mobilizuar për trajtimin sa më të mirë të pacientëve pasi që gjatë temperaturave të larta janë rritur kërkesat e tyre për shërbime mjekësore.

Sipas statistikave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Emergjencën Primare, brenda 24 orëve së paku 350 pacient marrin shërbime mjekësore të përgjithshme, por ky numër po vërehej në rritje shkaku i temperaturave të larta.


Shërbime të vazhdueshme mjekësore janë duke dhënë edhe dy Qendra të tjera të Mjekësisë Familjare brenda këtij qyteti.

Albert Sherifi, doktor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thënë për Telegrafin se po vërehet një rritje e kërkesave shkaku i temperaturave të larta, andaj sugjeron pacientët të përdorin më shumë ujë, lëngje dhe mos të ekspozohen në temperatura të larta gjatë ditës.

“Pacientët me sëmundje kronike, por sidomos edhe fëmijët që ekspozohen në diell prej orës 12:00 deri në ora 17:00 mund të kenë telashe. Kemi pacient që kanë telashe edhe me vjellje, bark-qitje dhe plogështi, andaj sugjerohet që gjatë kësaj kohe t’i shmangen ekspozimit të diellit për shkak se temperaturat janë të larta. Sidomos fëmijët duhet të kenë kujdes gjatë konsumimit të akulloreve në këtë kohë të vapës sepse në disa raste mund të ketë çrregullime të organizmit”,ka thënë Sherifi.

Kemjal Emini, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se tashmë janë mobilizuar e gjithë ekipet mjekësore nëpër institucionet shëndetësore për shkak se herë pas here po vërehej një rritje e kërkesave të pacientëve për të marrë shërbime mjekësore.

“Jemi mobilizuar dhe do t’i japim shërbime 24 orë të gjithë pacientëve. Po vërehej se tashmë kanë nisur të vijnë edhe disa mërgimtar, andaj ne do të jemi të gatshëm ta përballojmë edhe fluksin e tyre”, ka thënë midis të tjerash Emini./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Kalo në kategori