LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet pasuria e trafikantit shqiptar të dënuar në Belgjikë

Konfiskohet pasuria e trafikantit shqiptar të dënuar në Belgjikë

Gjykata e Posaçme e Shqipërisë GJKKO vendosi të konfiskojë pasuritë e trafikantit shqiptar të dënuar në Belgjikë, Veip Osmënaj.

Tetë apartamente në Orikum dhe dy llogari bankare janë konfiskuar në llogari të tij dhe familjarëve.

Sipas njoftimit të SPAK, në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.


Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.25, datë 20.06.2024, ka vendosur konfiskimin e pasurive, si më poshtë:

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori