LAJMI I FUNDIT:

ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale të kontraktuara nga institucionet publike nuk ishte efikas

ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale të kontraktuara nga institucionet publike nuk ishte efikas

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti dhe efikasiteti i kontraktimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale nga institucionet e Republikës së Kosovës” për periudhën 2018-2022.

Për blerjen e këtyre shërbimeve shëndetësore janë shpenzuar mbi 14.5 milionë euro, ku nga qeverisja lokale janë shpenzuar mbi 14 milionë ose 97% ndërsa nga qeverisja qendrore janë shpenzuar rreth 400 mijë euro ose 3%.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se shërbimet shëndetësore dhe sociale shtesë ishin të nevojshme për t’u kontraktuar gjatë periudhës së pandemisë apo edhe për arsye të mos aprovimit të numrit të stafit shtesë si dhe rritjes së popullsisë në komunat e audituara si: Prizreni, Ferizaj, Fushë Kosova, Shtime dhe Obiliqi.


Megjithatë ky proces është përcjellë me mangësi të shumta si: mos vlerësimi real i nevojave, përdorimi i procedurave të ndryshme pa një bazë të qëndrueshme se cila është procedura e duhur për këto shërbime, nënshkrimi i marrëveshjeve të drejtpërdrejta pa siguruar transparencë si dhe mos menaxhimi i kontratave, për rrjedhojë shërbimet shëndetësore nuk kanë arritur efikasitetin dhe efektivitetin e duhur”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se menaxhimi joefikas i shërbimeve të kontraktuara, ka rezultuar me mos përputhje mes sasive të kontraktuara dhe nevojave reale, duke çuar në një disproporcion në ofrimin e shërbimeve ndërmjet stafit të rregullt dhe atyre të angazhuar përmes Organizatës Joqeveritare Caritas Kosova.

“Kontraktimi shtesë i shërbimeve shëndetësore dhe sociale nga organizatat joqeveritare është përcjellë me sfida legjislative dhe procedurale. Ndonëse për vite më radhë institucionet e audituara (qendrore dhe lokale) kontraktojnë këto shërbime shëndetësore, ende nuk është bërë rregullim procedural për mënyrën/metodën e duhur për kontraktimin e tyre.

Me mangësi është përcjellë edhe pjesa e menaxhimit dhe monitorimit për pranimin e shërbimeve të pritura, gjë që ka pamundësuar matjen e saktë të ndikimit të tyre. Auditimi evidentoi mangësi të konsiderueshme në praktikat e menaxhimit të kontratave, ku mungonin raportet e pavarura nga menaxherët e kontratave të emëruar nga komunat, duke e bërë të pamundur identifikimin e saktë të të gjitha shërbimeve të ofruara nga stafi i angazhuar përmes këtyre kontratave. Mos evidentimi i saktë i shërbimeve nuk ofron siguri që shërbimet e paguara janë pranuar”, thuhet në raport.

Rezultatet e auditimit tregojnë se shërbimet shëndetësore të kontraktuara nuk ishin të koordinuara dhe transparente. Mungesa e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal ka krijuar financim të dyfishtë të shërbimeve duke rezultuar në joefikasitet buxhetor.

Pavarësisht avancimit drejtë procedurave më transparente që nga viti 2018, ka ende mangësi të konsiderueshme.

“Mos verifikimi i licencave të stafit shëndetësor, vlera të gabuara të parashikuara dhe kontraktimi me vlera të dyfishuara tregojnë dobësi në menaxhim dhe transparencë, si dhe raportimi i gabuar në Zyrën për Qeverisje të Mirë shton më tej këto shqetësime për transparencë.

Për të siguruar se kontraktimi i jashtëm i shërbimeve shëndetësore dhe sociale shtesë bëhet në mënyrë efikase, efektive dhe me kosto të pranueshme, ZKA-ja ka dhënë dhjetë rekomandime për institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Raportin e plotë “Efektiviteti dhe efikasiteti i kontraktimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale nga Institucionet e Republikës së Kosovës” e gjeni këtu.

Zyra Kombëtare e Auditimit e falënderon organizatën INPO për bashkëpunimin dhe propozimin e kësaj teme të auditimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori