LAJMI I FUNDIT:

Shirat e dendur godasin Kinën ndërsa përmbytjet kërcënojnë miliona njerëz

Shirat e dendur godasin Kinën ndërsa përmbytjet kërcënojnë miliona njerëz

Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithën Kinën Jugore janë evakuuar, me shumë të tjerë potencialisht në rrezik, pasi shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin rajonin duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Bëhet e ditur se të paktën 13 persona kanë vdekur që nga 9 qershori, me të paktën 9 prej tyre në qytetin Meizhou në provincën Guangdong, një ndër vendet më të prekura nga përmbytjet.


Provinca është shtëpia e 127 milionë njerëzve dhe është përballur me stuhi shiu intensive dhe përmbytje të rënda viteve të fundit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Më herët gjatë javës, më shumë se 10 mijë njerëz janë evakuuar nga Meizhou dhe rreth 13 mijë mbetën pa energji elektrike, me autoritetet që ngritën alarmin për përmbytje.

Ndërkohë, në provincën jugore të Fujian, raportohet se të paktën katër persona kanë vdekur nga reshjet e dendura të shiut që kanë prekur rreth 40 qarqe dhe 586,500 njerëz.

Edhe në Guangxi, 48 lumenj kanë dalë nga shtrati, duke rritur kështu frikën për përmbytje edhe më të mëdha.

Ndryshe, pjesë të tjera të Kinës janë përballur me nxehtësi ekstreme dhe thatësira çdo vit, duke shkaktuar mungesë të gjerë të energjisë dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit me ushqime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori