LAJMI I FUNDIT:

Besonte se lopa ia kishte ngrënë orën, Rolex i fermerit britanik shfaqet 50 vjet më vonë

Besonte se lopa ia kishte ngrënë orën, Rolex i fermerit britanik shfaqet 50 vjet më vonë

Një fermer britanik u ribashkua me orën e tij Rolex ,50 vjet pasi besohej se ajo ishte bërë vakt për një lopë të uritur.

James Steele, 95 vjeç, tha se ai e bleu Rolex menjëherë pas ditëlindjes së tij të 21-të në vitin 1950, por ai e humbi atë rreth 20 vjet më vonë ndërsa punonte në fermën e tij në Shropshire, Angli.


Steele tha se ai kërkoi në fusha për të gjetur orën, por i vetmi “i dyshuar” aty pranë ishte një lopë.

“Lopa mund ta kishte ngrënë”, tha Steele, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se ora është rishfaqur tani 50 vjet më vonë, pasi djali i Steele i dha leje gjuetarit të thesarit, Liam King, të përdorte detektorin e tij metalik për të kërkuar monedha të vjetra në pronën e tij.

Por, mbetet e paqartë nëse ora ka kaluar vërtet në gojën e një lope.

“Isha mjaft i gëzuar sepse kurrë nuk e kisha menduar se do ta shihja orën më”, tha Steele.

Ai tha se ora nuk është në gjendje pune, por ka shmangur ndryshkjen me kalimin e viteve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Interesante
Njolla misterioze shfaqen në rrugët e SHBA-së

Njolla misterioze shfaqen në rrugët e SHBA-së

Interesante
Një çift në Kanada mbetën të habitur nga

Një çift në Kanada mbetën të habitur nga "dritat misterioze vezulluese në horizont - që rrinin pezull mbi një lumë"

Interesante
Njoftimet qesharake që kanë për qëllim që kalimtarët t’i shohin patjetër

Njoftimet qesharake që kanë për qëllim që kalimtarët t’i shohin patjetër

Fun
Cila nga këto fije të çon te kjo banane?

Cila nga këto fije të çon te kjo banane?

Interesante
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Interesante
Kalo në kategori