Kambovski dhe Limani dhanë deklaratë solemne si anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor, por nuk u përgjigjën nëse ai duhet të shpërndahet
Askush të mos përzihet në pushtetin gjyqësor, porositën sot anëtarët e rinj të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski, të cilët dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Limani dhe Kambovski nuk u përgjigjën se çka mendojnë për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor.
“Çdoherë kam besuar në pavarësi, në transparencë, llogaridhënie, përgjegjësi, luftë kundër korrupsionit. Shpresoj se këto bindje të mija do të trajtohen në këshill”, deklaroi Kambovski.
I pyetur se çka mendon për shpërndarjen e Këshillit, Kambovski tha se nuk ka çka të mendojë tani, sepse duhet të shqyrtohen propozimet e reja, ndërsa tani për tani nuk i din ato.
“Çdoherë është mirë gjqyësia të jetë e pavarur. Kjo është një nga autoritetet në shtet. Siç janë të pavarura autoritetet e tjera, edhe gjyqësia duhet të jetë e pavarur dhe vetë të vendosë për nevojat e veta”, shtoi Kambovski.
Ndërkaq gjyqtari Limani, iu referohet dispozitave ligjore dhe kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor.
“Në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dihet se Këshilli gjyqësor është organ i pavarur kushtetues i cili do të kudjeset për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit. Këshilli gjyqësor duhet të sigurojë kushte që ajo pavarësi të jetë më transparente, dhe të mund të punojnë në mënyrë më efikase gjykatat”, deklaroi Limani.
As ai nuk u përgjigj nëse konsideron se Këshilli gjyqësor duhet të shpërndahet, por tha se nëse duhet të bëhen reforma të tjera, Kuvendi është ai i cili mund ta ndryshojë Kushtetutën.
“Sepse krijuesi i Kushtetutës, Kuvendi është ligjvënës dhe krijues i Kushtetutës, ata kanë kompetencë nëse e ndryshojnë kushtetutën sepse dihet se amendamentet që janë sjellë në vitin 2006 se gjyqësori është autoritet i pavarur, por ata mund ta ndryshojnë kushtetutën, mund të sjellin edhe reforma të tjera”, tha Limani.
Gjyqtari nga Gjykata supreme, Isamedin Limani dhe gjyqtari nga Gjykata e Apelit Manstir, Aleksandar Kambovski u zgjidhën në 6 qershor të këtij viti pasi që gjykatësit votuan për kandidatët nga zona e tyre e apelit. Për Limanin votuan shtatë gjykatës, ndërsa Kambovski u zgjodh për anëtar të Këshillit gjyqësor me gjithsej 28 vota të fituara.
Në pajtim me ligjin për këshill gjyqësor anëtarët e Këshilli nga radhët e gjykatësve kanë mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë rizgjedhjeje për edhe një mandat pas skadimit të së paku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak në Këshillin gjyqësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
UN Women: Mbi 62 për qind e grave në RMV janë përballur së paku një herë me dhunë në internet
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj