Viteve të fundit kanë filluar disa punë edhe të zëvendësohen, por edhe të tjera të avancohen me forma të reja.
Përkundër moshës së shtyrë disa profesione vazhdojnë të punohen me shumë dashuri.
I tillë është rasti i Hivzi Zajmit, rrobaqepësit më të vjetër të qytetit të Pejës.
Me një shëndet të mirë dhe pasion për punën e tij, Zajmi edhe pse 77-vjeçar vazhdon ta kryej qepjen e rrobave me shumë përkushtim dhe vullnet pa ndihmën ndonjëherë as edhe të syzeve.
Fillimet e tij në këtë fushë datojnë qysh nga vitet e 60-ta, kur ishte ende nxënës.
Ai në një intervistë për Telegrafin me nostalgji ka rrëfyer teknikat dhe mënyrat se si në vitet e mëhershme kanë punuar sipas tij me shumë metoda, gjë që tani ato janë zëvendësuar me ngjitës.
“Këtë zeje e punoj prej si kam qenë nxënës, i viteve të 60-ta. Përpara ka qenë më e vështirë, është punuar më ndryshe më tepër punë dore, në këto makina tjera pritoj me hy. Përpara kemi pas materiale më të mira se tash, moda ka ndryshu, konfeksioni ka shkuar përpara…. përpara s’ka qenë konfeksioni aq i zhvilluar, më parë kemi qep rroba, ka pas shumë gjëra tjera e tash është gjithçka me ngjitës”, ka thënë rrobaqepësi Zajmi për Telegrafin.
Për Zajmin e rëndësishme është që rrobaqepësia klasike të mos zhduket duke trashëguar atë tek pasardhësit e tij.
Brenga e tij mbetet tek të rinjtë të cilët nuk e konsiderojnë si profesion të duhur për ta.
“Tash e vazhdoj me djalin, po tash rroba me qep nuk po qep kush, po i blejnë të gatshme… po mendoj se puna e rrobaqepësit mund të humbas sepse askush nga të rinjtë nuk dinë të prenë dhe as të qepin”, përfundon 78 vjeçari.
Vlen të përmendet se qyteti i Pejës njihet për një numër të madh zejesh të cilat i posedon por me kalimin e viteve janë shuar dhe rrezikohen të shuhen edhe të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze