LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, kolona të gjata në vendkalimin kufitarë në Bllacë

Komunikacioni në Maqedoni, kolona të gjata në vendkalimin kufitarë në Bllacë

Duket se dita e dytë e Kurban Bajramit ka bërë që të ketë numër të madh të veturave që presin për të kaluar Kufirin në Bllacë – për hyrje në Kosovë.

Megjithatë, siç transmeton TV21, jo të gjithë shoferët zgjedhin të presin në kolonë. Disa prej tyre nuk njohin as rregullat dhe për të kaluar më shpejtë qarkullojnë edhe te pjesa e autostradës së re, e cila ende nuk është testuar dhe as lëshuar për qarkullim.


LAMM informon se komunikacioni në RMV zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Prej atje kërkojnë që shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.