Nga thyerja e shpagetave deri te ajo e televizorit: Momentet më gazmore të tifozëve deri tani në “Euro 2024”
Kampionati Evropian 2024 nisi të premten me ndeshjen hapëse, aty ku nikoqiri Gjermania u përball me Skocinë të cilën e mposhti me rezultat të thellë 5-1.
Teksa sot (16 qershor) kemi hyrë në ditën e tretë të ndeshjeve, mund të themi se deri më tani gjithçka ka qenë në kufijtë e perfektes, si në aspektin e mbarëvajtjes së ndeshjeve e deri tek spektakli që dhuruan tifozët.
Së paku tre gola u shënuan në çdo ndeshje të luajtur deri më tani në Euro 2024, ndërsa nuk munguan as gëzimet e hidhërimet nga tabore të ndryshme të tifozëve, të cilat u shoqëruan me disa veprime që bënë bujë në rrjetet sociale.
1.Thyerja e shpagetave nga ana e tifozëve shqiptarë në sy të atyre italianë
Tw: Italianophobia
Albanian fans snapped spaghetti in front of Italian fans ahead of the Italy-Albania Euro 2024 match. pic.twitter.com/7c3c5rByOI
— kos_data (@kos_data) June 15, 2024
Mbrëmë (15 qershor) para fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë ishim dëshmitarë të një momenti qesharak.
Një tifoz i kombëtares shqiptare shihej me shpageta në dorë të cilat eventualisht më pas i theu, ndërsa para tij qëndronte një tifoz i Italisë i cili i përgjërohej që të mos e kryente atë veprim.
2.Tifozët shqiptarë ia morën valles tradicionale në rrugët e Dortmundit, ndërsa atyre iu bashkuan edhe tifozët italianë
Italian fans join Albanians in traditional Albanian dance. #Euro2024 https://t.co/V7bTP6J9rG pic.twitter.com/mI8aQyaldq
— Admirim (@admirim) June 15, 2024
Një tjetër gjest që dëshmoi se futbolli i bashkon të gjithë pa marrë parasysh racën, gjininë, moshën apo shtetin, ishte momenti kur tifozëve shqiptarë që po kërcenin valle para ndeshjes, iu bashkuan edhe disa tifozë italianë.
3.Polici gjerman flet për atmosferën e krijuar nga tifozët kuqezi
“Tifozët e Shqipërisë deri tani në Dortmund janë shumë simpatikë, janë të zhurmshëm dhe me temperament shumë të lartë”, tha ai mes të tjerash.
View this post on Instagram
4.Një grua në moshë të shtyer thyen televizorin në shenjë nervozizmi pas humbjes së Kroacisë ndaj Spanjës.
View this post on Instagram
5.Valvitja e flamurit shqiptar para autobusit që po transportonte lojtarët e Serbisë
View this post on Instagram
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLiverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët
Turqit udhëtuan me aeroplan në stadiumin që ishte larg vetëm 150 kilometra, kjo tërboi aktivistët mjedisor
Trajneri Matjaz Kek përmbushi një premtim të pazakontë pas suksesit më të madh të Sllovenisë
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10
"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë
Si e vlerëson Armend Dallku paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024 dhe çfarë do të kishte bërë ndryshe nga Sylvinho?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog