LAJMI I FUNDIT:

Për të zgjidhur kaosin, tetovarët parkojnë veturat në oborret e shkollave

Për të zgjidhur kaosin, tetovarët parkojnë veturat në oborret e shkollave

Komuna e Tetovës ka marrë vendim që gjatë pushimeve verore të shfrytëzojë oborret e katër shkollave në qytet si parkingje të përkohshme, në një përpjekje për të zvogëluar bllokadat e trafikut dhe për të ofruar më shumë hapësira parkimi. Kjo masë vjen si përgjigje ndaj rritjes së numrit të automjeteve gjatë verës, periudhë kur shumë mërgimtarë vizitojnë vendin.

Shkollat e përfshira në këtë iniciativë janë shkollat fillore ‘Istikbal’, ‘Liria’, ‘Goce Dellçev’ dhe dy objektet e shkollës së mesme ‘Kiril Pejçinoviq’. Parkimi në këto hapësira do të jetë falas nga 18 qershori deri në fund të pushimeve verore. Në Tetovë, ku janë të regjistruara mbi 45,000 automjete, numri i tyre rritet me disa mijëra gjatë muajve të verës.

Ndërmarrja Publike për Parking, e cila aktualisht menaxhon rreth 720 vendparkime, pritet të shtojë 200-250 vendparkime të reja me hapjen e këtyre oborreve të shkollave. Ky veprim synon të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë qasjen në qendër të qytetit gjatë muajve të ngarkuar të verës.


Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori