Nuk ka asgjë në aspektin funksional që të përmirësohet gjendja me rikonstruktimin e ministrive dhe hapjen e ministrive të reja. Ky është qëndrimi i Jovanka Trençevskës e cila do të jetë ministrja e fundit e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, sepse në të ardhmen kjo ministri do të ketë emër të ri. Akuzon se nuk është mbajtur debat i gjerë as në Kuvend e as me ekspertët të fushës.
“Gjatë gjithë fushatës dëgjuam se do të ulet numri i administratës publike ndërsa ne e rrisim. Nga 16 ministritë aktuale, do të rriten në 20, pra 4 të reja. Kjo është ulje apo rritje e numrit të administratës? Do të duhet të punësohen njerëz të rinj”, tha Jovanka Trençevska – deputete e LSDM-së.
Në periudhën parazgjedhore nga OBRM-PDUKM dëgjuam se sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtër do të jetë përjashtim e jo praktikë, rikujton Trençevska.
“Kemi procedurë të shkurtër për një ligj sistematik ku prej 74 neneve, ndryshohen 31 dhe ju e sillni me procedurë të shkurtër, brenda 12 orëve të miratohet i gjithë ligji. Ligji ka implikime fiskale. Zbatimi i këtyre dispozitave do të ketë implikim ndaj buxhetit të shtetit dhe nuk tregoni se sa mjete do të nevojiten për zbatimin e tij”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska.
Megjithatë, Mickoski tha se për të gjitha premtimet e dhëna nga programi i tyre parazgjedhor e ka legjitimitetin nga qytetarët. Shtoi se edhe me LSDM ka biseduar për këtë ligj por se nuk e ka marrë përkrahjen e tyre në Kuvend por se përkrahjen e mori nga deputetët e Frontit Europian.
“Atë që nuk e tregon LSDM-ja, por opinioni duhet ta dijë është se unë personalisht gjatë gjithë kësaj kohe isha në komunikim me ta dhe dera ishte e hapur për të gjithë deputetët që duan ta përkrahin këtë ligj. Në lidhje me atë që disa nga deputetët e ardhshëm të opozitës e njohën cilësinë e këtij ligji, ata vetë duhet të përgjigjen, ndërsa pjesë e deputetëve të opozitës nuk e njohën cilësinë ose kishin matematika dhe kalkulime të tjera, andaj nuk votuan”, potencoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Megjithatë Trençevska tha se nuk e di me kë nga LSDM ka biseduar Mickoski për këtë propozim ligj sepse ajo nuk marrë pjesë në negociata të tilla, as si deputete e as si ministre e deritanishme për punë dhe politikë sociale./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje