LAJMI I FUNDIT:

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ditën e enjte, aeroplani i tij, me shtatë pasagjerë për më shumë se gjysmë ore kanë pritur në ajër për të aterruar në Aeroportin e Prishtinës .

Pacolli ka shkruar se askush nuk e dinë se pse ka ndodhur kjo, dhe se pasagjerët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim, transmeton Telegrafi.

“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt; Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë. Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit. Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim”.


“Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim”, shkruan Pacolli në Facebook.

Tutje, ai ka pohuar se shpreson që të mëson arsyen se pse ka ndodhur ky veprim nga autoritetet e aviacionit civil të Kosovës.

“Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, vijon reagimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori