LAJMI I FUNDIT:

Hyrje në sistemet kompjuterike dhe shpërlarje të parave – Prokuroria ndalon dy persona

Hyrje në sistemet kompjuterike dhe shpërlarje të parave – Prokuroria ndalon dy persona
Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale Kosovës, ka ndaluar sot dy persona. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së.

Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura. /Telegrafi/