Enver Hajdari, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka rrëfyer për datën 10 qershor 1999, e cila për fëmijët shënoi një ditë të veçantë gëzimi, por edhe një ditë tragjike për shkak të humbjes së vajzës së tij, Besmires.
Hajdari ka përshkruar momentin e rëndë të vrasjes, kur plumbi nga serbët i kishte marrë ëndrrat e lirisë një vajze të vogël, 10-vjeçare.
“Atë ditë kur u shënua festa, gëzimi i popullatës me datë 10 ka qenë gëzimi më i madh i fëmijëve përpos neve. Po atë ditë, kemi parë në sytë e fëmijëve që gëzimi më i madh ka qenë i tyre sepse ëndrrat e tyre kanë qenë të mangëta sepse u ka munguar çdo gjë që i ka një fëmijë. Vajza ime ka qenë 10-vjeçare tre muaj, sot kam edhe fletore të saj, kam shkrime kur ka qenë nxënëse shembullore, me të gjitha pesëshe, ka shkruar për Drenicën, duke na parë neve është frymëzuar”, ka thënë Hajdari.
Ai ka thënë se në orën 04:10 të mëngjesit të datës 11 qershor forcat paramilitare serbe kanë gjuajtur me armë dhe një plumb e kishte rrokur Besmiren, vajzën e tij.
“Me 11 qershor, iu shuan ëndrrat e lirisë, në atë mëngjes rreth orës katër të mëngjesit. Ndodhi kështu, ajo pjesa e lugit ka qenë ku serbët dhe paramilitarët kanë qenë mbi atë lugë të madh diku 200 metra larg. Pjesa tjetër kah Sllatina ka qenë ushtri jugosllave apo serbe, tash prej mllefi ashtu po mendoj unë prej humbjes që kurrë përjetë në Kosovë nuk do të shkelë këmba e serbi, atë ditë ata janë shfryrë në popullatë, dhe kanë qenë diku mbi 8 mijë vetë të sistemuar në atë lugë, në ato mundësi të rrethanave të luftës. Dhe atë natë 04:10 e mëngjesit kanë gjuajtur dhe një plumb e ka rrok Besmiren në gjumë”, ka thënë ai.
Në ato momente, ai tregoi se si u përpoqën ta shpëtonin, por nuk patën fat pasi vajza ishte e mitur dhe plumbi e kishte shpuar përtej.
“Ne kemi pasur edhe mjekë të luftës, edhe në ato momente janë munduar ta japin ndihmën e parë, të gjitha ishin dalur përjashta, kur e kuptuan që është vrarë secili erdhën për ngushëllime. Në atë moment e kam marrë në dorë, me mjekët, por s’ka pasur fat, sepse vajza ka qenë e mitur, dhe plumbi e ka shpuar përtej ishte mbuluar në gjak. Asnjë familje nuk e përjeton mirë humbjen e një familjari e sidomos evladin është e rëndë”, ka rrëfyer Hajdari në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Më pas ai ka treguar se Besmiren e kishin varrosur në mal. Pas pesë gjashtë muajsh, ata morën mundësinë për ta varrosur siç duhet.
Ai ka thënë se Besmirja, vajza e tij, shkoi me ëndrrën dhe lirinë e Kosovës.
Por, Hajdari ka thënë se qëllimi kryesor për ta ishte çlirimi i Kosovës, dhe ai ka pasur fatin që të kontribuojë si pjesëtar i UÇK-së dhe të japë gjak për vendin e tij, si shumë shqiptarë të tjerë.
“Por një qëllim ka qenë kryesor te na, ka qenë çlirimi, dhe kam pasur fatin që edhe si pjesëtar i UÇK, por edhe gjak ia kam falë këtij vendi si shumë shqiptarë të tjerë. Në ato momente, nuk i kemi pasur mundësitë me varrosë ashtu siç i ka hije në martiri apo dëshmori, e kemi varrosur në mal, dhe mbas pesë gjashtë muajve e kemi marrë dhe sot Besmira është shkuar me ëndrrën dhe lirinë e Kosovës. Gjaku i Besmires dhe shumë tjerëve i qoftë falë këtij dheu”, ka deklaruar tutje Hajdari. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gropa, çarje asfalti e gunga – vështirësi në qarkullimin rrugor në rrugën rajonale Malishevë-Kijevë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!