LAJMI I FUNDIT:

Largohen garazhet para banesave në Tetovë

Largohen garazhet para banesave në Tetovë

Pas pothuajse një vit ndërprerje, Komuna e Tetovës sërish ka filluar aksionin për largimin e garazheve dhe kiosqeve në hapësira publike. Këto garazhe pothuajse në të gjithë qytetin janë ndërtuar para viteve të 90-ta dhe janë shfrytëzuar për parkim nga banorët e lagjeve. Fillimisht Komuna e Tetovës nëpërmjet inspektoratit të komunës, i njoftoi banorët të largojnë këto garazhe, dhe në rast se brenda shtatë ditëve nuk largohen – atëherë të njëjtat i largon komuna. Së fundmi, kanë qenë vet banorët e një lagje në Tetovë që i kanë larguar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Falënderoj qytetarët e bllokut urban 74, të cilët vet i larguan garazhet nga hapësirat publike. Faleminderit për mirëkuptimin dhe vetëdijen e lartë të treguar. Bashkërisht mund të kontribuojmë për një qytet më të mirë dhe të rregulluar”, shkruan kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Sipas autoriteteve lokale në Tetovë, qëllimi i largimit të këtyre garazheve është të lirohen hapësirat publike. Nga Komuna thonë se nëse qytetarët nuk i largojnë, të njëjtat do të konsiderohen si të uzurpuara dhe deri tek Prokuroria Publike Themelore në Tetovë do të iniciohet procedurë penale.


“Inspektorati ndërtimor ka filluar me njoftimin e qytetarëve që kanë të vendosura garazhe apo kioska pa leje që në afat prej shtatë ditësh të fillojnë ti mënjanojnë, në të kundërtën – inspektorati komunal do filloj me mënjanimim e tyre që nuk posedojnë asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa qytetarët që i kanë vendosur pa leje harxhimet do t’i mbartin vetë”, thonë nga Komuna e Tetovës. Këto garazhe të montuara, vite të tëra funksionin si parkim për banorët rezident. Janë ndërtuar shumë dekada më përpara, por të njëjtat tash llogariten si objekte pa leje dhe do të largohen.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, edhe pse qytetarët kanë garazhe montuese, përsëri veturat i parkojnë jashtë, ndërsa të njëjta i shfrytëzojnë si vend për mbajtjen e mjeteve të punës ose qëllime tjera. Gjatë aksionit të vitit të kaluar janë larguar dhjetëra garazhe të tilla në disa lagje të Tetovës, ndërsa pritet që hapësirat e liruara të shfrytëzohen qoftë për parkim – qoftë për ndërtimin e këndeve për lojëra të fëmijëve. Në bazë të të dhënave jozyrtare, nga mënjanimi i garazheve të ndërtuara me konstruksion metalik, do të lirohen diku mbi 3200 vendparkime.

Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se ky aksion do të vazhdojë ditëve në vijim duke liruar sa më shumë hapësira publike e të cilët duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori