“Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë sot jam këtu për të festuar me ju një ngjarje të rëndësishme, 33 vjetorin e Spitalit të Syrit ‘Kubati’, në Kosovë”.
Kështu tha prof. dr.Orhan Kubati, njëherësh themelues i Qendrës Laserike të Syri “KUBATI” Prof. dr. sci. Orhan Kubati para të pranishmëve të cilët morën pjesë në eventin madhështorë të këtij spitali.
Në këtë event u inaugurua edhe teknologjia më e fundit në fushën e Oftalmologjisë, “Schwind Amaris 1050rs” e së bashku me të edhe pjesa e diagnostikës MS39.
Arton Kubati, CEO i Spitalit Qendra Laserike e Syri “KUBATI” për Telegrafin tha se Spitali i Syrit “Kubati” vazhdimisht investon në teknologji të reja.
Ai tregoi më shumë rreth pajisjes më të re, për të cilën tha se është e vetmja në rajon.
“Kemi inaugurimin e sistemit më të ri laserik që realisht, momentalisht është i vetmi në regjion. Schwind Amaris 1050rs. Është një ndër laserat më të shpejtë dhe më të sigurt në tregun ndërkombëtarë. E thamë më të shpejtë sepse është 1050 pulse laserike në sekondë, dhe largim i një dioptrie për vetëm 1.3 sekonda. Gjurmuesi i këtij laseri është në 7 dimensione. Kështu që nuk ka vend për gabime”, ka thënë Kubati.
Tutje Kubati nën emocione theksoi rrugëtimin jo të lehtë të themelimit të Spitalit të Syrit.
“Është 33 vjetori i themelimit tonë dhe ka qenë një rrugëtim jo i lehtë duke filluar prej para lufte e gjerë më tani. Kemi pas kirurgët tanë, por është dashur të trajnojmë dhe të shkollojmë shumë e shumë gjenerata të tjera”, u shpreh ai.
Ndërsa përfaqësuesja e kompanisë Schwind, Anja Segschneider tregoi bashkëpunimin e mirë që kanë me Klinikën Kubati.
“Bashkëpunimi ynë me familjen Kubati është një bashkëpunim krejt i ri, dhe është mbresëlënëse se si kjo familje vepron dhe ka ndërtuar këtë klinikë. Pra, është një zgjedhje e duhur për të vazhduar me ne si lider në teknologji, me teknologjinë laser.
Dhe, jemi gati për një bashkëpunim dhe miqësi shumë të gjatë me familjen Kubati”, ka thënë Segschneider.
Ndërsa, Burim Zhuri, mjek i syve – oftalmolog i cili në këtë klinikë ka filluar punën që nga viti 2008 tha se sa lehtë dhe me profesionalizëm e kryejnë punën e tyre për vite me radhë në Spitalit e Syrit “Kubati”.
“Profesor Orhani është profesori i cili i ka tubuar të gjithmonë mjekët e rinj, në këtë rast edhe mua ku e ka pa interesimin për kirurgjinë e segmentit të pasëm…nuk mund të punohet në ditën e sotme pa teknologji. Sado i mirë dhe i avancuar që është mjeku teknologjia është ajo që neve na ndihmon që të japim maksimumin tonë”, ka thënë Zhuri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova